Koncerti i pianistit Dimitri Vassilakis [fr]

Pianisti francez, Dimitri Vassilakis, ishte në Tiranë më datë 29 tetor në kuadrin e Festivalit Pianodrom dhe Vjeshtës Instrumentale Franceze , për të dhënë një shfaqje recital të titulluar “Tingujt e Ferr-Parajsës” në Universitetin e Arteve të Tiranës.

I diplomuar në muzikë dhome dhe atë të shoqërimit në Konservatorin Kombëtar Superior të Muzikës të Parisit. D. Vassilakis njihet si pianisti që interpretoi premierën “Incises” të Pierre Boulez. Që prej vitit 1992, ai luan si solist me Ansamblin Interkontemporan dhe ka patur bashkëpunime me kompozitorët më të njohur: Iannis Xenakis, Luciano Beria, Karlheinz Stockhausen dhe György Kurtàg.

de g. à d. Dimitri Vassilakis, Madame l'Ambassadeur et Aleksandër Peçi - © M. Bashkim LIKA - JPEG

Ndryshimi i fundit: 04/11/2013

Në krye të faqes