Konferenca « Histori dhe mirëkuptim » [fr]

Më 25 shtator, Ambasadori i Francës, Z. Bernard Fitoussi mori pjesë së bashku me Ambasadorin e Gjermanisë, zëvëndësministrin e Arsimit dhe Sportit dhe të Rektorit të Universitetit të Tiranës në një konferencë me temë « Histori dhe mirëkuptim – nga nevoja për një vizion të përbashkët të Historisë për bashkëpunim midis dy popujve franko-gjerman ».

Kjo konferencë, e cila u organizua nga Ambasadat e Gjermanisë dhe të Francës si dhe Shoqata shqiptare e Profesorëve të Historisë me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, u drejtua nga historianë të shquar francezë, gjermanë, grek dhe shqiptarë. Ajo mblodhi kërkues, mësues dhe studentë shqiptarë, të cilët, për disa prej tyre, përdorin tashmë tre manuale të Historisë së Ballkanit të krijuara në kuadrin e një projekti të zbatuar nga Qendra për demokraci dhe pajtim në Evropën juglindore.

Conférence « Histoire et réconciliation »
Conférence « Histoire et réconciliation »
Conférence « Histoire et réconciliation »
Conférence « Histoire et réconciliation »
Conférence « Histoire et réconciliation »

Ndryshimi i fundit: 30/09/2014

Në krye të faqes