Konferenca mbi ngrohjen klimatike [fr]

Në kuadër të COP 21 (Konferenca e Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimin Klimatik), e cila do të mbahet në Paris, Ambasada e Francës në Shqipëri organizon bashkërisht me bashkëpunimin teknik gjerman nepërmjet GIZ-it dhe OJQ-ve aktive në fushën e mjedisit, tri forume qytetare mbi ndryshimin klimatik. Këto forume synojnë të nxisin shkëmbime idesh rreth tri temave : efektet konkrete të ndryshimit klimatik në Shqipëri, dhuntitë e Shqipërisë për të marrë pjesë në uljen e efekteve të ndryshimit klimatik dhe pajtimi mes zhvillimit ekonomik dhe përshtatjes me ndryshimin klimatik.

Këto forume do të zhvillohen:

në Korçë: më 20 maj, në Fakultetin e Bujqësisë, ora 10:00

në Elbasan: më 21 maj, në Fakultetin e Shkencave Humane, ora 10:00

në Shkodër: më 22 maj, Biblioteka e Universitetit, ora 11:00

Ndryshimi i fundit: 19/05/2015

Në krye të faqes