Konferenca shkencore ndërkombëtare « Shqipëria dhe Franca: shikime dhe shkrime të kryqëzuara » [fr]

Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë të shtetit shqiptar dhe të vitit Ruso 2012, një konferencë shkencore ndërkombëtare me temë « Shqipëria dhe Franca: shikime dhe shkrime të kryqëzuara » u organizua më 14 dhjetor 2012 në ambientet e Biblotekës Kombëtare. Ambasadat franceze dhe zviceriane mbështetën këtë aktivitet shkencor madhor të zhvilluar nga Aleanca franceze në Tiranë, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaj në Tiranë si dhe INALCO-Paris.

Kjo konferencë bashkoi rreth 30 pjesëmarrës, kërkues që vinin nga Franca, Zvicra, Italia, Kosova dhe nga unversitet e ndryshme të Shqipërisë në mënyrë që të ndanin punimet e tyre mbi marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës nëpërmjet temave të tilla si Shqipëria nën penën e kërkuesve francezë, Franca në leximet dhe shkrimet shqiptare, Shqipëria frankofone. Zonja Ambasadore e Francës morri pjesë në hapjen e kësaj konference, e shoqëruar nga Zoti Zëvëndës Ambasador i Zvicrës dhe Zonja Presidente e Aleancës franceze në Tiranë.

Në këtë kuadër, Bibloteka Kombëtare çeli për publikun e interesuar ekspozitën « Autorët francezë të shekullit XVI-XVIII, të cilët kanë shkruar për Gjergj Kastriot Skënderbeun ». Mbi 52 vepra origjinale, histori ose literaturë, të autorëve të rëndësishëm francezë janë paraqitur nga Bibloteka Kombëtre e Shqipërisë.

Në një stendë më vete, vizitorët patën mundësinë të vlerësonin koleksionin e plotë të veprave të Zhan Zhak Rusoit, i botuar në Gjenevë më 1872.

Madame l'Ambassadeur de France, la Présidente de l'AF, Monsieur le Vice-ambassadeur de Suisse - JPEG

Ndryshimi i fundit: 09/11/2015

Në krye të faqes