Konferencë e Iniciativës Gjermano-Franceze për Koordinimin e Donatorëve mbi tregtinë e paligjshme të armëve të zjarrit në vendet e Ballkanit Perëndimor Hotel Rogner, 20 shtator 2018 [fr]

Deklaratë për shtyp
pdf/180910_deklarate_per_shtyp_salw_alb.pdf
JPEG
Konferencë e Iniciativës Gjermano-Franceze për Koordinimin e Donatorëve mbi tregtinë e paligjshme të armëve të zjarrit në vendet e Ballkanit Perëndimor
Hotel Rogner (Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tirana 1001), 20 shtator 2018
Përhapja e gjerë e armëve të vogla e të lehta (SALW) në rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe sfidat e vazhdueshme lidhur me kontrollin e tyre efektiv mbartin rreziqe si për sigurinë rajonale ashtu edhe për atë evropiane.
Nisur prej domosdoshmërisë për të vepruar në mënyrë më të integruar e të koordinuar në kuadër të luftës kundër përhapjes së SALW në rajonin e Ballkanit Perëndimor Franca dhe Gjermania kanë ndërmarrë një iniciativë të përbashkët të koordinimit të donatorëve në kuadër të luftës kundër tregtisë së paligjshme të armëve të zjarrit dhe të një kontrolli gjithëpërfshirës të SALW. Kjo iniciativë ndjek një linjë zhvillimi në dy nivele:
1. Një udhërrëfyes rajonal (Roadmap) me objektiva specifike e të matshme për reduktimin e tregisë së paligjshme të armëve të vogla deri në vitin 2024 është hartuar dhe dakorduar tanimë prej kryeqyteteve të vendeve të ballkanit Perëndimor. Ky dokument përbën bazën për fuqizimin e bashkëpunimit mes komunitetit të donatorëve dhe autoriteteve përkatëse në Ballkanin Perëndimor. Formalisht dokumenti është miratuar prej kryetarëve të shteteve dhe qeverive gjatë Samitit të Londrës në kuadër të Procesit të Berlinit në datën 10 korrik.
2. Në nivel kombëtar do të zhvillohen këtë vit nën kryesinë e Gjermanisë dhe Francës konferenca të Iniciativës për Koordinimin e Donatorëve në të gjashta kryeqytetet e rajonit, gjatë të cilave autoritetet kombëtare së bashku me partnerët ndërkombëtarë do të analizojnë dhe çojnë përpara luftën kundër trafikimit të armëve të vogja si dhe do të identifikojnë mundësi të reja të bashkëpunimit të mëtejshëm dhe do të zhvillojnë inciativa të përbashkëta programore. Këto takime do të shërbejnë si input për elaborimin e planeve kombëtare të veprimit në zbatim të udhërrëfyesit rajonal. Tri takimet e para kombëtare të donatorëve janë zhvilluar përkatësisht në 2 shkurt në Podgoricë, 18 prill në Beograd dhe 5 qershor në Sarajevë.
Në datën 20 shtator 2018 Iniciativa gjermano-franceze e koordinimit të donatorëve do të mbajë konferencën kombëtare të radhës në Tiranë. Sh.T.Z. Ditmir Bushati, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, dhe SH.T.Z. Fatmir Xhafaj,
17/09/2018
Ministri i Brendshëm i Republikës Së Shqipërisë, do të mbajnë fjalët e hapjes. Organizatorë të takimit janë Gjermania, përfaqësuar nga z. Marcus Bleinroth, Drejtor i Drejtorisë për Kontrollin e Armëve Konvencionale pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme, dhe Franca, përfaqësuar nga Sh.T.Z. Jean-Claude Brunet, Ambasador Special për Rrezikun nga Krimi Ndërkombëtar dhe Luftën kundër Trafikimit të SALW pranë Ministrisë franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Në datën 11 dhjetor Franca do të organizojë në Paris një konferencë të nivelit të lartë për të bërë bilancin rreth arritjeve të konferencave të koordinimit të donatorëve, për të prezantuar plan-veprimet kombëtare në zbatim të udhërrëfyesit ndërkombëtar si dhe për të shqyrtuar mundësitë financiare në mbështetje të këtij zbatimi.
Në fund të vitit 2019 Gjermania do të organizojë një konferencë monitorimi në Berlin për të analizuar vitin e parë të zbatimit të udhërrëfyesit / plan-veprimeve kombëtare.

Ndryshimi i fundit: 07/12/2018

Në krye të faqes