Konferencë shkencore në Elbasan, 10 dhe 11 dhjetor [fr]

Qendra Spitalore Elbasan me mbështetjen e Bashkisë së Elbasanit dhe Ambasadës së Francës në Shqipëri organizuan në datat 10 dhe 11 dhjetor 2012, në Hotel Univers në Elbasan një konferencë shkencore mbi “Shkëmbimet dhe demonstrimet e praktikave të mira në kirurgji”

Konferenca u mbajt nën praninë e specialistëve nga i gjithë vendi si dhe nga Kosova. Dr. Alain Picard i Qendrës Spitalore të Belfort-it në Francë mori pjesë në konferencë. Ajo u vlerësuar nga të gjithë pjesëmarrësit, sepse ajo u fokusua në shkëmbime përvojash tepër konkrete. Konferenca u organizua nga Dr. Adrian Palloshi, kirurg në Qendrën Spitalore “Xhaferr Kongoli” dhe nga Kryetari i Aleancës franceze në Elbasan, i cili ka ndjekur një pjesë të studimeve të tij në Francë ku ka edhe miq në mjedisin e mjekësisë. Z. Qazim Sejdini, Kryetari i Bashkisë Elbasan, zhvilloi një vizitë në Aleancën franceze dhe i dorëzoi atij dhe Dr. Alain Picard diplomën e nderit të qytetit.

Mjekësia është një ndër pikat më të forta të bashkëpunimit franko-shqiptar. Në kuadrin e bashkëpunimit midis Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Shqipëri dhe Qendrës Franceze të Gjakut, në Tiranë u zhvillua një seminar në datat 29 dhe 30 tetor me qëllim që të asistohej në Qendrën shqiptare të Transfuzionit të Gjakut gjatë zbatimit të një strategjie mbi sigurinë e transfuzionit të gjakut për periudhën 2012-2017. Gjatë këtij seminari, Z. Olivert Nasr dhe Z. René Tardivel, specialistë të qendrës franceze të gjakut, përshkruan aspektet kryesore të përvojës franceze në këtë fushë.

Shikoni programin më poshtë:

PDF - 700.2 ko
(PDF - 700.2 ko)

Konferenca shkencore në Elbasan - JPEG
Konferenca shkencore në Elbasan - JPEG

Ndryshimi i fundit: 21/12/2012

Në krye të faqes