Konferencë shtypi e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme - 08 shtator 2022 [fr]

Pyetje: Shqipëria ndërpreu lidhjet me Iranin pas një sulmi masiv kibernetik. Teherani ka mohuar të jetë pas këtij sulmi. A parashikoni masa reagimi në kuadër të NATO-s?

Përgjigje: Franca dënon fuqishëm sulmin kibernetik kundër Shqipërisë që ndodhi më 15 korrik 2022.

Ky sulm, i cili synoi faqet e internetit të qeverisë shqiptare dhe dërpreu fuksnuinimin e disa aplikacione të e-Albania si dhe të infrastrukturave të rëndësishme shqiptare, është i papranueshëm dhe ka kërcënuar mirëfunksionimin e shtetit shqiptar. Kjo është një përpjekje për të destabilizuar Shqipërinë, një vend kandidat për në Bashkimin Evropian dhe një nga aleatët tanë brenda NATO-s.

Qeveria shqiptare, me mbështetjen e partnerëve, arriti t’u përgjigjej shpejt dhe me vendosmëri këtyre sulmeve.

Këto aktivitete janë në kundërshtim me standardet për sjellje të përgjegjshme të shtetete në hapësirën kibernetike, standarte të miratuara nga shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara. Franca denoncon këto aktivitete keqdashëse kibernetike. Të gjithë aktorët e përfshirë duhet t’i japin fund menjëherë.

Ndryshimi i fundit: 08/09/2022

Në krye të faqes