Kopraci i Molierit në Korçë, të gjitha biletat të shitura [fr]

Teatri Andon Zako Çajupi në Korçë, me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Shqipëri, paraqiti Kopracin e Molierit, në datat 1, 2 dhe 3 dhjetor 2018, vënë në skenë nga Z. Dhimitër Orgocka, në rolet kryesore të Harpagonit dhe Frosinës Z. Koço Qendro dhe Znj Zamira Kita.

Christina Vasak, Ambasadore e Francës në Shqipëri, dhe Rose-Anne Bisiaux, Këshilltare e Bashkëpunimit dhe Kulturës, asistuan në premierë, në prani të Z. Ditmir Bushati, Ministër i Europës dhe Punëve të Jashtme, Z. Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë dhe Z. Sotiraq Filo, Kryetar i Bashkisë Korçë.

Publiku u mrekullua nga kjo shfaqje e shquar në lartësinë e kryeveprës së Molierit.

Ndryshimi i fundit: 05/12/2018

Në krye të faqes