Krijimi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri [fr]

Më 18 korrik, u festua në Tiranë transformimi i Klubit të biznesit « Club France » në CCIFA: Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri.

Chambre de commerce et d'industrie France-Albanie - JPEGCeremonia u zhvillua në kopshtin e hotel Sheraton, në praninë e Znj. Christine Moro, Ambasadore e Francës në Shqipëri, Z. Dritan Tola, Ambasador i Shqipërisë në Francë, 38 anëtarët e CCI Francë-Shqipëri (të cilët përfaqësojnë më shumë se katër mijë punonjës në vend), si edhe të ftuar të tjerë, miq të CCI Francë-Shqipëri.

Kryetari, Z. Julien Roche, falenderoi të gjithë anëtarët që bënë të mundur marrjen e këtij titulli: “Falë jush, Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë Franceze jashtë Francës votoi unanimisht, në Asamblenë e përgjithshme më 24 qershor, anëtarësimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri. Kam besim të plotë që CCI Franë-Shqipëri do të jetë shumë e sukseshme!”

CCI Francë-Shqipëri ofron mbështetje për ndërmarrjet, në veçanti ato të vogla dhe të mesme, qofshin ato franceze apo shqiptare, të vendosura nga Francë apo në Shqipëri. E mbeshtetur
nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Francë, CCI Francë-Shqipëri është një partnere kryesore për ndëmarrjet franceze që dëshirojnë të gjejnë klientë, bashkëpuntorë ose që duan të zhvillohen në Shqipëri.

Bashkëngjitur një reportazh me fotorafi.

PDF - 1.7 Mo
Reportage photos
(PDF - 1.7 Mo)

Ndryshimi i fundit: 07/08/2013

Në krye të faqes