Kryetarja e Kuvendit merr pjesë në samitin e Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit për Mesdheun. [fr]

Znj. Jozefina Topalli, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, mori pjesë në Samitin e Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit për Mesdheun, të cilët u mblodhën në datat 6 dhe 7 prill, në Marsejë. Në fakt Shqipëria është anëtare e procesit të Barcelonës prej nëntorit të vitit 2007. Ky samit, i cili organizohet nga Presidenti Schulz, është i pari që mbledh Kryetarët e Parlamenteve të Rajonit Euromesdhetar, dhe i pari i nivelit të lartë që nga ai i Presidentëve dhe i Kryetarëve të Shtetit, mbajtur në Paris në vitin 2008. Qëllimi i tij është të nxisë zbatimin e projekteve në kuadrin e ndryshimeve politike në Jug dhe të krizës ekonomike në Veri, si dhe të përforcojë rolin e Parlamenteve në tranzicionin demokratik të pjesës Jugore. “Projekte të përbashkëta në dy anët e Mesdheut në fushën e infrastrukturës, të edukimit, të formimit dhe të sipërmarrjes së grave kanë nevojë për një mbështetje financiare të përtëritur dhe për Parlamente të fortë”, theksuan Kryetarët e Parlamenteve të Bashkimit për Mesdheun në deklaratën e miratuar me këtë rast. Ata bënë thirrje për të luftuar kundër “të gjitha formave të përjashtimit, të seksizmit, të racizmit, të ksenofobisë dhe të radikalizmit” si dhe të “zhdukin terrorizmin”.

Gjatë samitit, Znj. Topalli u takua me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare franceze, Z. Claude Bartolone (fotoja e mëposhtme).

Mme Topalli avec le Président de l'Assemblée nationale française, M. Claude Bartolone - JPEG

Ndryshimi i fundit: 08/04/2013

Në krye të faqes