Laurette de Paname dhe miqtë e saj të Montmartre ! [fr]

Pas suksesit të turneut të saj të parë në Shqipëri në nëntor 2016-të në Korçë dhe Tiranë, Laurette de Paname rikthehet me miqtë e saj të Montmartre për një premierë botërore !

Posteri i shfaqjes "Laurette de Paname" - JPEG Ejani të festoni me ne fundin e vitit me këtë spektakël plot ngjyra, i cili do t’ju njohë me universin e French Cancan-it dhe misteret e kabareve të Parisit.

« Zotërinj fatlumë, ju do të zbuloni sensualitetin e ndërrimit të kostumeve live në skenë ! Zonja, ju do të dëgjoni me zë të lartë atë çka mendoni me zë të ulët ! ». Laurette de Paname ia del më së miri të përshkojë historinë e Parizianes përmes portreteve të larmishme në ngjyra. Një « Laurette » që kryeson faqet e para të revistave, dy kërcimtarë, një fizarmoniçist / këngëtar, 4 artistë të cilët gjatë një mbrëmjeje do t’ju shëtisin në kohë, por gjithashtu… në rrugët e Parisit !

Programi:
5 dhjetor në teatrin “Migjeni” Shkodër ; 19:00
6 dhjetor në teatrin “Aleksandër Moisiu” Durrës ; 19:00
8 dhjetor në teatrin “Andon Zako Çajupi” Korçë ; 19:00
9 dhjetor në teatrin “Skampa” Elbasan ; 19:00
11 dhjetor në Teatrin Kombëtar Tiranë ; 20:00

Ndryshimi i fundit: 05/12/2017

Në krye të faqes