Lufta kundër pastrimit të parave: prezantimi i një cikli trajnimi [fr]

Franca do të financojë një cikël trajnimi në luftën kundër pastrimit të parave. Ky cikël, i organizuar falë bashkëpunimit me Drejtorinë përkatëse të Ministrisë së Financave, të Prokurorisë dhe të Policisë së Shtetit, synon të ndajë eksperiencat midis praktikantëve të këtyre institucioneve të ndryshme, të angazhuar në të njëjtën sfidë.

Më 30 Shtator, filloi një cikël trajnimi, me pjesëmarrjen e specialistëve francezë, mbi temën e luftës kundër pastrimit të parave. Gjatë prezantimit morën pjesë Ambasadorja e Francës (lexo fjalimin më poshtë), Drejtori i Drejtorisë së luftës kundër pastrimit të parave pranë Ministrisë së Financave, Z. Arben Doci, Prokurori nga Prokuroria e Përgjithshme, Z. Madrid Kullolli, dhe Zëvendës-drejtori i Policisë së Shtetit, Z. Tonin Vocaj.

PDF - 10.6 ko
Fjalimi i Ambasadores
(PDF - 10.6 ko)

Qëllimi i këtij trajnimi është të favorizohen shkëmbimet e praktikave dhe bashkëpunimi midis oficerëve të specializuar, hetuesve dhe anëtarët e Prokurorisë. Cikli përbëhet nga katër module, nga të cilët njëri i referohet një vizite pune në Francë, dhe do të zhvillohet nga muaji Tetor deri në Dhjetor.

Lancement du cycle de formation sur le thème de la lutte contre le blanchiment d'argent. - JPEG

Ambasadorja theksoi se lufta kundër pastrimit të parave është e pandarë nga lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta kundër korrupsionit. « Ky trajnim, deklaroi Ambasadorja, është pra në zemër të prioriteteve të përcaktuar nga Bashkimi Evropian, një qëllim i mbështetur edhe nga qeveria shqiptare. Franca është e lumtur të ndihmojë Shqipërinë të vërë në zbatim këtë objektiv, jo vetëm për ta mbështetur në axhendën e saj evropiane, por sepse populli shqiptar aspiron të jetojë në një vend ku rregullat e përcaktuara nga ligji të zbatohen dhe shkeljet të dënohen. Shteti i së drejtës, besimi i popullit tek institucionet e tij, janë në fakt, kushtet të cilat do t’i lejojnë Shqipërisë të bëjë një hap cilësor në zhvillimin e saj ekonomik e social ».

Ndryshimi i fundit: 06/10/2017

Në krye të faqes