Lufta kundër pastrimit të parave: cikli i tretë i trajnimit [fr]

Franca është plotësisht dhe më shumë se kurrë në krah të Shqipërisë në luftën kundër pastrimit të parave të pista.

Që prej vitit 2012, Franca ka organizuar trajnime për strukturat shqiptare në fushën e luftës kundër pastrimit të parave të krimit.

Për të mbyllur këtë cikël trajnimesh, Franca do të sjellë ekspertët e saj më të mirë në datat, 30, 31 mars dhe 1 prill:

- Z. Jean-Baptiste CARPENTIER, Drejtor i Përgjithshëm i TRACFIN (DPPPP), një ndër institucionet më të mira dhe shumë të njohura të luftës kundër pastrimit të parave,

- Z. Aurélien LETOCARD, një magjistrat i lartë i zyrës së luftës kundër krimit të organizuar, terrorizmit, dhe pastrimit të parave në Drejtorinë e çështjeve kriminale dhe të amnistisë.

Ky trajnim tre ditor ofrohet për magjistrat, funksionarët e shërbimeve të informacionit financiar dhe oficerët e specializuar të policisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

JPEG - 428.1 ko
Lutte contre le blanchiment d’argent

Lufta kundër pastrimit të parave përbën një nga 5 pikat kyçe të përcaktuara nga Bashkimi Evropian, në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë.

Franca ndodhet plotësisht në krah të Shqipërisë për të luftuar kundër këtij fenomeni, i cili ushqen krimin e organizuar, trafikun e drogës dhe terrorizmin si dhe dëshpëron popullin shqiptar.

Në përfundim të këtij seminari, Z. Bernard FITOUSSI, Ambasador i Francës, do të mbajë një konferencë për shtyp në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, të mërkurën më datë 1 prill në orën 16:00.

Ndryshimi i fundit: 02/04/2015

Në krye të faqes