Mbërrin në Shqipëri helikopteri i 3-të COUGAR [fr]

Helikopteri i 3-të COUGAR i Forcave Ajrore shqiptare mbërriti dje në Rinas, nën praninë e Ministres së Mbrojtjes Znj. Kodheli.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Jeronim Bazo, Komandanti i Forcave Ajrore, Gjeneral Frederik Beltoja, përfaqësues të tjerë të lartë të Ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, Ambasadoraj e Francës, Znj. Christine Moro, përfaqësues të Ministrisë franceze të Mbrojtjes dhe të EUROCOPTER. Ky helikopter, i projektuar kryesisht për transportin e trupave, është helikopteri i tretë, i cili dërgohet në Shqipëri në zbatim të kontratës së nënshkruar në dhjetor të vitit 2009 midis Shqipërisë dhe kompanisë EUROCOPTER. Qeveria franceze jep mbështetjen e saj në trajnim dhe ekspertizë në mënyrë që të lehtësojë përdorimin e këtyre pajisjeve nga ushtarakët shqiptarë.

Ndryshimi i fundit: 19/12/2013

Në krye të faqes