Mbërritja e helikopterit të 4-ët Cougar në Shqipëri [fr]

Ceremonia e dorëzimit të helikopteri të 4-ët Cougar për Forca Ajrore shqiptare u organizua ditën e premte, 7 nëntor, në bazën ajrore në Farkë nga Ministrja e Mbrojtjes, Znj. Mimi Kodheli.

JPEG - 92.6 ko
Livraision du 4ème Cougar à l’Albanie

Në këtë ceremoni merrnin pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Gjeneral Jeronim Bazo, Ambasadori i Francës, Z. Bernard Fitoussi dhe përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura.

Vitin e ardhshëm do të dorëzohen edhe dy helikoptere të llojit EC 145, të cilët do të finalizojnë kontratën e blerjes e nënshkuara më dhjetor të vitit 2009 mes Shqipërisë dhe shoqërisë franceze Airbus Helicopters.

Ndryshimi i fundit: 12/11/2014

Në krye të faqes