Mbërritja e helikopterit të dytë COUGAR [fr]

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Komandanti i Forcave Ajrore dhe Ambasadorja e Francës mirëpritën, më 25 prill, mbërritjen në tokën shqiptare të helikopterit të dytë COUGAR (nga 5 të porositur), blerë në kuadrin e modernizimit të Forcave të Armatosura.

Ceremonia u zhvillua në Qendrën e Komandës së Forcave Ajrore në Rinas. Helikopteri është i llojit MEDEVAC dhe është projektuar për transportin e të sëmurëve dhe të plagosurve. Megjithatë, përdorimi i tij është fleksibël, sepse mund të shërbejë edhe për misione të tjera si transporti i trupave dhe i materialeve.

Kontrata për blerjen e pesë helikopterëve COUGAR, të prodhuar në Francë nga kompania evropiane Eurocopter, është nënshkruar në dhjetor të vitit 2009. Një program bashkëpunimi ndërmjet Francës dhe Shqipërisë bën të mundur trajnimin e pilotëve dhe mekanikëve shqiptarë për përdorimin e këtyre pajisjeve të reja. Në fjalën e tij, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Gjeneral Gjunkshi, theksoi rolin e këtyre pajisjeve në modernizimin e Forcave të Armatosura Shqiptare dhe në përmbushjen e angazhimeve të marra në kuadrin e NATO-s.

Ndryshimi i fundit: 30/04/2013

Në krye të faqes