Mbështetja e Francës në menaxhimin e burimeve ujore dhe të mbeturinave [fr]

Franca mbështet pushtetin lokal në fushën e menaxhimit të burimeve ujore dhe zbatimin e direktivave bazë evropiane në lidhje me ujin dhe me menaxhimin e mbeturinave.

SICALA, Sydicat Intercommunal d’Aménagement de la Loire (Sindikata Ndërkomunale e Amenaxhimit) e Luarës dhe degëve të saj, vizitoi Shqipërinë nga data 23 shtator deri më 7 tetor 2012, për të paraqitur, nga njëra anë, në ambientet e Bashkisë së Rubikut rezultatet e studimt të kryer nga teknikët e saj në lumin Fan dhe, nga ana tjetër, për të realizuar të njëjtin studim në lumin Osumit, në rrethin e Beratit.

Në Francë, SICALA përfshin më shumë se 110 komuna të departamentit Haute-Loire dhe ka përfunduar një mision të dyfishtë që nga viti 1987: të sigurohet mbrojtja e burimeve ujore nëpërmjet menaxhimit të duhur të lumit dhe të lehtësohet riintegrimin duke e përdorur në fushën e mjedisit.

Duke qënë se SICALA ka zhvilluar gjithashtu që prej disa vitesh programe bashkëpunimi ndërkombëtare, në këtë kontekst ajo ka zbatuar këtë program tre-vjeçar të bashkëpunimit të decentralizuar në Shqipëri, i financuar nga Ministria franceze e Punëve të Jashtme.

Ky projekt bashkëpunimi i decentralizuar, i quajtur FAREP, “lumenjtë franceze dhe shqiptare në një perspektivë evropiane" filloi në qershor 2010 gjatë Komitetit të Rajoneve, i cili u mbajt në Bruksel dhe gjatë të cilit SICALA nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi të decentralizuara me gjashtë bashki shqiptare përgjatë dy lumenjve: lumit Osum dhe lumit Fan.

Në prill të 2011, teknikët e SICALA-s realizuan një studim teknik në lumin Fan dhe në pellgun e tij duke u fokusuar në gjendjen e lumit, rrezikun nga përmbytjet dhe menaxhimin e mbeturinave. Ky është prezantimi i studimit, i cili u bë Rubik, në prani veçanerisht të përfaqësuesve të bashkisë dhe komunave përreth, si dhe të zëvëndës-prefektit dhe të përfaqësuesve të rrethit të Lezhës. Ky prezantim u prit me interes të madh dhe iu përgjigj pyetjeve dhe shqetësimeve të pjesëmarrësve, shqetësime, të cilat janë fatkeqësist të vërtetë.

Ekipi i SICALA-s vizitoi më pas Beratin për të kryer të njëjtin studimi në lumin Osum. Pas kthimit të saj në Tiranë, SICALA ka ndarë me përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë rezultatet e punës së saj. Shqetësimet janë të njëjtat si ato që lidhen me rrezikun e përmbytjeve po ashtu edhe ato në lidhje me keqmenaxhimin e mbetjeve.

SICALA zhvilloi githashtu nje takim të rëndësishëm me Shoqatën Shqiptare të Bashkive, një partner i rëndësishëm i këtij bashkëpunimi të decentralizuar dhe me të cilën u ra dakord për të forcuar më tej bashkëpunimin.

SICALA propozon që të punojë më tej në vendosjen e mekanizmave për koordinimin e aktorëve lokale të përfshirë në fushën e ujit, për shembul me anën e një strukture për menaxhimin kolektiv rrjedhave të ujit të pellgjeve derdhëse dhe për menaxhimin kolektiv të mbeturinave.

Kryetari i Bashkisë Rubik, Gjok VULA dhe ekipi i SICALA-s - JPEG

Ndryshimi i fundit: 26/11/2014

Në krye të faqes