Mbrëmja e hapjes së Pranverës së Frankofonisë [fr]

Të shtunë, më 16 mars u zhvillua hapja zyrtare e Pranverës së Frankofonisë 2013, në praninë e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, të Ambasadores së Zvicrës, të Ambasadores së Francës dhe të Këshilltares së Ambasadës të Kroacisë. Mbrëmja u mbajt në Teatrin e Komedisë, i cili do të jetë vendi kryesor për evenimentet e shumta gjatë dy javëve në vazhdim.

Ekspozita me fotografi është vendosur në hollin e teatrit dhe një mbrëmje me poezi franceze u prezantua në skenë me pjesëmarrjen e artistëve të shumtë si Vasjan Lami, Elia Zaharia, Alfred Bualoti, Greta Skenderi, Blerta Zhegu, Joli Goro, Juana Shtrepi, Gjergj Kainari.

Lancement du printemps de la francophonie 2013 - JPEG

Ndryshimi i fundit: 20/03/2013

Në krye të faqes