Mbrëmje arkeologjike në Lezhë [fr]

Misioni arkeologjik franko-shqiptar i Lezhës ju fton në një mbrëmje arkeologjike ditën e premte më 20 qershor në kalanë e qytetit.

Programi i mbrëmjes:

- 19:00: Pritja e vizitorëve nga arkeologët, vizitë e drejtuar nga guida e sitit, atelie arkeologjie eksperimentale për fëmijët ;

- 20:00 - 21:00: Koncert i korit të Shtëpisë kulturore të fëmijëve të Lezhës;

- 21:00 : Filmime të vazhdueshme mbi kërkimet arkeologjike të shërbimit franko-shqiptar të Lezhës.

Organizuar nga Misioni arkeologjik franko-shqiptar i Lezhës, Ambasada e Francës në Shqipëri, Qendra e Studimeve Shqiptare (Instituti arkeologjik i Tiranës), Drejtoria Rajonale e Arsimit të Lezhës dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare (DRKK) e Shkodrës.

Ndryshimi i fundit: 18/06/2014

Në krye të faqes