Mbrojtësi i të Drejtave i Republikës franceze, Z. Dominique Baudis mbërrin në Tiranë. [fr]

Mbrojtësi i të Drejtave i Republikës Franceze, Z. Dominique Baudis, si dhe zëvendësja e tij Znj. Marie Derain, Mbrojtëse e të Drejtave të Fëmijëve, morën pjesë në një takim të Shoqatës së Ombudsmanëve dhe të Mediatorëve të Frankofonisë (AOMF), kushtuar të drejtave të fëmijëve.

Në këtë takim morën pjesë rreth tridhjetë mediatorë e ombudsmanë, ndër të cilët ishte i pranishëm edhe Kryetari i Shoqatës, Z. Serigne Diop, Mediator i Republikës së Senegalit.

Kryeministri Berisha, mori pjesë në hapjen e takimit bashkë me Avokatin e Popullit të Republikës së Shqipërisë, Z. Igli Totozani.

Ky takim, i cili përbën një element të rëndësishëm të frankofonisë, merr një rëndësi të veçantë ndërsa Shqipëria feston 100-vjetorin e Pavarësisë së saj. Ai tërheq gjithashtu vemëndjen mbi faktin se si shumë vende të reja demokratike të Evropës Qendrore dhe të Ballkanit, si Shqipëria, iu bashkuan frankofonisë pesëmbëdhjetë vjet para. Mediatorët dhe ombudsmanët vunë në dukje vështirësinë që hasin në ushtrimin e misionit të tyre, i cili konsiston në kundërvënien ndaj autoriteteve publike për të korrigjuar padrejtësitë dhe mangësitë në zbatimin e të drejtave të njeriut. Ata theksuan se një institucion i pavaruar i Mediatorit apo i Ombudsmanit, i pajisur me instrumentet dhe autoritetin e nevojshëm, është një tregues i pjekurisë së demokracisë.

Takimi iu kushtua të drejtave të fëmijëve, të cilët meritojnë një vëmendje të veçantë sepse ata janë pjesë e një popullsie veçanërisht të pambrojtur dhe përfaqësojnë në të njëjtën kohë të ardhmen e vendit.


De dte à g : Mme l'Ambassadeur, M. Totozani, M. Berisha, M. Diop et M. Baudis e discours de l'Ambassadeur - JPEG

Ndryshimi i fundit: 26/10/2012

Në krye të faqes