Menaxhimi i qëndrueshëm i pyjeve komunalë [fr]

Dy studentë francezë punojnë në kuadrin e një stazhi 3-mujor në Shqipëri mbi temën e menaxhimit të qëndrueshëm të hapësirave pyjore dhe baritore mesdhetare. Ata janë duke bërë një analizë përshkruese mbi përdorimin e hapësirave të përbashkëta në zonat rurale në veri të Shqipërisë dhe implikimet praktike për planet e menaxhimit të zonës pyjore komunale të përhershëm per tri komunat shqiptare: Orosh, Rubik dhe Kthellë.

Les étudiants français - JPEG

Ky stazh, i cili ka filluar në maj dh zgjat deri në fund të gushtit, mbështetet financiarisht dhe logjistikisht nga Ambasada e Francës në Shqipëri dhe zhvillohet në kuadër të dy projekteve: projekti BiodivBalkans i zbatuar nga CIHEAM-MAI i Monpeljesë, i cili ka filluar në mars të vitit 2012 dhe zgjat 4 vjet dhe projekti i menaxhimit të pyjeve komunalë i drejtuar nga Shoqata franceze COFOR International, i cili ka filluar në shkurt të vitit 2012.

Projekti BiodivBalkans zbatohet bashkërishit nga Qendra Ndërkombëtare për Studime të Larta Agronomike Mesdhetare (CIHEAM) dhe Instituti i Agronomisë Mesdhetare (AMI) dhe MADA, organizëm i ngarkuar nga Ministria shqiptare e Bujqësisë për të zbatuar një politikë të zhvillimit rural në malet shqiptare. Bëhet fjalë për një një projekt rajonal me një kohëzgjatje prej katër vitesh objektivi kryesor i të cilit është mbrojtja e biodiversitetit në zonat malore kufitare të këtyre vendeve dhe zhvillimi i qëndrueshëm rural në këto rajone të prekura veçanërisht nga varfëria dhe emigrimi.

Gestion durable des forêts commuanles - JPEG

Projekti pilot i drejtuar nga COFOR International ka të bëjë me krijimin e një menaxhimi të qëndrueshëm të pyjeve komunale dhe është i përqëndruar në nëntë komuna në veri të Shqipërisë. Ai synon të promovojë qeverisjen e decentralizuar të pyjeve në një perspektivë të menaxhimit të qëndrueshëm dhe të përmirësimit të nivelit të jetesës të popullsive lokale.

Ky projekt është realizuar me mbështetjen e Ambasadës së Francës dhe në koordinim me Drejtorinë e Pyjeve dhe të Kullotave të Ministrisë shqiptare të Mjedisit.

Ndryshimi i fundit: 26/06/2013

Në krye të faqes