Mëngjes me shije franceze në Tiranë [fr]

JaMystic ju propozon një mëngjes me shije franceze, ditën e shtunën, 23 mars nga ora 09:00-12:00 tek bar restorant "Sheqeri Pikant" në Tiranë.

JaMystic ekipi franko-shqiptar në Tiranë ju propozon një mëngjes në formën e degustimit për të provuar reçelerërat e përgatitura me duart tona, me bazë frutash, perimesh, mjalti, erëzash dhe bimësh sipas recetave herë tradicionale e herë të frymëzuara nga tendencat e konsumatorit (psh ai francez )

Të gjithë ju mund të gjeni shijen tuaj të preferuar në gamën e kombinimeve të shumëllojshme që propozojmë.
Frutat shqiptare do kenë vëndin e nderit.

Ejani të udhëtojmë sëbashku në botën e shijeve të paharrueshme.
Reçelerëra,100% natyrale, të lehta në sheqer, nga frutat e sezonit (pa ngjyrues kimikë, pa konservues, pa aditivë).

Shijimi dhe konsumimi i (reçelerërave, crepave, petullave......) tyre përgjatë mengjesit është falas. Ju duhet të paguani vetëm pijet.

Rezervimi deri në 21 mars është i domosdoshëm.
jamystic1(at)gmail.com
Tel: 00 355 69 207 8254

Poster - JPEG

Ndryshimi i fundit: 12/03/2019

Në krye të faqes