Misioni i Mbrojtjes merr pjesë në Ditën ndërkombëtare të sportit ushtarak [fr]

Me ftesë të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura shqiptare, misioni i Mbrojtjes në ambasadën e Francës në Tiranë mori pjesë në Ditën ndërkombëtare të sportit ushtarak, e organizuar në të gjithë botën nën kujdesin e Këshillit ndërkombëtar të sportit ushtarak (CSIM), i drejtuar aktualisht nga një oficer francez, kryekomisari i klasit të parë Hervé Piccirillo.

Aktiviteti u zhvillua, në kushte optimale të motit, gjatë mëngjesit të së martës 18 shkurt 2020, rreth liqenit artificial të Tiranës. Ushtarakë të shumtë të forcave shqiptare, një grup nga Forca e sigurisë së Kosovës, si dhe misionet e huaja të Mbrojtjes të akredituara në Shqipëri u drejtuan nga Shefi i Shtabit, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, i shoqëruar nga atletja shqiptare Luiza Gega, për një garë 5 km përreth liqenit. Ajo u pasua nga një ceremoni në amfiteatrin e parkut të Tiranës, ku u nderuan aktorët e këtij aktiviteti.

Ndryshimi i fundit: 19/03/2020

Në krye të faqes