“Mobile Homme”, cirku francez në Tiranë [fr]
Të shtunë, më 29 shtator 2018, Ambasada e Francës në Shqipëri ka ftuar, me mbështetjen e Aleancës Franceze të Tiranë, kompaninë e Teatrit të Rrugës.
Kompania Transe Express ka prezantuar shfaqjen e saj “Mobile Homme” në sheshin “Skënderbej”, në bashkëpunim artistik me Cirkun Kombëtar, Teatrin e Metropolit dhe Banda Frymore e qytetit të Tiranës.
Rreth 4000 persona u mblodhën për të ndjekur shfaqjen me tambure, në të katër qoshet e sheshit, e përzierë me bandën frymore të qytetit dhe artistët e cirkut kombëtar që ekzekutuan numra akrobatik dhe të rrezikshëm, të shoqëruar nga valltarët e teatrit të Metropolit, dhe shfaqjen e lëvizjeve të lira akrobatike në ajër të realizuar nën një strukturë gjigande lëvizëse.
Një aktivitet i rrallë i zhvilluar për herë të parë në Shqipëri, që ngazëlleu të mëdhenj e të vegjël!