Negociata evropiane në frëngjisht: cikël trajnimi në Ministrinë shqiptare të Punëve të Jashtme [fr]

“Frëngjishtja është një gjuhë evropiane, një gjuhë e anëtarësimit në Evropë, një gjuhë e pjesëmarrjes në Evropë”, deklaroi Ambasadorja Moro.

Cycle de formation au MAE (Photo MAE albanais)) ) - JPEGAmbasadorja mori pjesë, së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme, Z. Ditmir Bushati, në prezantimin e një trajnimi tre ditor të organizuar nga MPJ shqiptare në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF) dhe të Shkollës prestigjioze ENA (Ecole Nationale d’Administration française – Shkolla Kombëtare e Administratës franceze).

Ky trajnim mblodhi stazhierë, të cilët kanë tashmë një nivel të mirë të gjuhës frënge, të disa ministrive shqiptare. Trajnimi ndërthur përmirësimin gjuhësor mbi tema të specializuara, dhe njohuri mbi strukturat evropiane dhe teknikat e negocimit. Ai vijon pas një moduli të parë, i cili u organizua disa javë më parë në Bruksel.

Ky kurs, theksoi Ambasadorja, na kujton se frëngjishtja është një gjuhë evropiane, një gjuhë e anëtarësimit në Evropë, një e gjuhë pjesëmarrjes në Evropë. Ajo përshëndeti praninë e punonjësve nga ministritë e ndryshme, çka përbën një shenjë të mirë të angazhimit të tyre në çështjet evropiane. Znj. Moro kujtoi gjithashtu bashkëpunimin e frytshëm me ENA, e cila ka formuar dhjetëra zyrtarë të lartë shqiptarë, të grupuar sot në një shoqatë, e cila mundëson zgjerimin dhe ndarjen e njohurive të marra. Së fundi, Ambasadorja falënderoi Z. Bushati për pjesëmarrjen e tij personale në këtë aktivitet dhe për vëmendjen që ai i kushton Frankofonisë dhe marrëdhënieve me Francën.

Ndryshimi i fundit: 02/10/2013

Në krye të faqes