Nënshkrim i planit bilateral për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes për vitin 2017. [fr]

Më 25 mars 2017, Z. Igli Hasani, Drejtor i Përgjithshëm për Politikat e Mbrojtjes (Ministria e Mbrojtjes) dhe kolonel Fabrice Duda, Atashe jorezident i Mbrojtjes, kanë nënshkruar planin bilateral për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes për vitin 2017.
Ky plan parashikon:
- diskutime të nivelit politik dhe ushtarak
- aktivitete të përbashkëta me rastin e vizitave të anijeve të marinës ushtarake franceze në Shqipëri
- shkëmbim përvoje në fushën e aviacionit
- mbështetje për mësimin e gjuhës frënge për stafin e Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare.

Integruar në kuadrin e marrëveshjes ndërqeveritare për bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes nënshkruar këtë javë në Paris, ky grup aktivitetesh konfirmon angazhimin e të dyja palëve për të forcuar zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona në kontekstin e sfidave të reja të sigurisë, të cilat kërkojnë përgjigje kolektive.
JPEG

Ndryshimi i fundit: 17/05/2017

Në krye të faqes