Nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit mes Inspektorateve të Përgjithshme francez dhe shqiptar. [fr]

Një mision i Inspektoratit të Përgjithshëm francez ishte në Tiranë më 1 dhe 2 shkurt 2018 për nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi me Inspektoratin Qendror Shqiptar.

Kjo marrëveshje ka si qëllim të mbështesë reformimin e ardhshëm të Inspektoratit shqiptar, duke mobilizuar një ekspertizë të nivelit të lartë në përputhje me nevojat kombëtare.

Ambasada e Francës do të mbështesë këtë program asistence teknike dhe shpreh kënaqësinë e saj për këtë bashkëpunim të ri administrativ dypalësh në një fushë kyçe të reformës së shtetit.

JPEG - 88.8 ko
Nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit mes Inspektorateve të Përgjithshme francez dhe shqiptar.

Ndryshimi i fundit: 05/02/2018

Në krye të faqes