Nënshkrimi i partneritetit të bashkëpunimit strategjik nga Harlem Désir dhe Ditmir Bushati [fr]
Harlem Désir, Sekretari shteti për çështjet evropiane, priti Z. Ditmir Bushati, ministri shqiptar i Punëve të Jashtme më 28 mar 2017.
Harlem Désir dhe Ditmir Bushati biseduan mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ata evidentuan vazhdimësinë e samitit « Paris-Balkans-2016 », i cili u mbajt në korrik të 2016-ës dhe që mundësoi hapjen e Zyrës rajonale të bashkëpunimi për rininë (RYCO). Ministrat diskutuan mbi përforcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe mbi situatën politike në Ballkanin perëndimor.
Në prani të Kryeministrit, Bernard Cazeneuve, dhe të Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Harlem Désir dhe Ditmir Bushati nënshkruan një partneritet bashkëpunimi strategjik.