Një 14 korrik franko-shqiptar [fr]

Flamuri shqiptar ishte i pranishëm në sheshin Concorde, në Paris, me rastin e kremtimit të 100-vjetorit të Luftës së Parë Botërore, tema e festimeve të Festës Kombëtare franceze. Të rinj shqiptarë morën pjesë në koreografinë madhështore të parakalimit të 14 korrikut. Ministrja e Mbrojtjes, Znj. Kodheli, udhëhoqi delegacionin shqiptar. Në Tiranë, Z. Meta dhe Z. Rama ishin të pranishëm në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës.

Këtë vit, kremtimi i 14 korrikut në Francë zhvillohet në simbolikën e 100-vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore. Parakalimi, i cili u organizua në Champs-Elysées ishte një parakalim ndërkombëtar, i cili ka bashkuar përfaqësuesit e 80 vendeve të përfshira në këtë luftë.

Flamuri shqiptar gjithashtu mundi të parakalojë në sheshin Concorde, i shoqëruar nga roja e tij ushtarake, përpara të ftuarve zyrtarë, në radhët e të cilëve gjendej Ministrja e Mbrojtjes, Znj. Mimi Kodheli.

Gjithashtu, katër të rinj shqiptarë frëngjishtfolës të zgjedhur me anë të një konkursi tëzhvilluar në muajin maj, qëndruan në Francë për afro dhjetë ditë, së bashku më të rinj të ardhur nga vende të tjera, përpara se të merrnin pjesë, po në sheshin Concorde, në një koreografi madhështore që simbolizon paqen dhe besimin në të ardhmen, dhe që mbylli parakalimin.

Discours de l'Ambassadeur
Discours de l'Ambassadeur
Fête Nationale française
Défilé du 14 juillet
Mme Mimi Kodheli avec Mme Ségolène Royal et M. Claude Bartolone
Défilé du 14 juillet

Në Tiranë, Ambasada e Francës kishte organizuar një pritje në oborrin e Muzut Kombëtar të Historisë. Merrnin pjesë në këtë pritje Kryetari i Kuvendit, Z. Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Kryeministri, Z. Edi Rama, Zëvendëskryeministri, Z. Niko Peleshi, deputetja Znj. Viviane Le Dissez, kryetare e grupit të miqësisë Francë-Shqipëri në Asamblenë Kombëtare, si dhe ministra dhe deputetë, përfaqësues të Forcave të Armatosura, shqiptarë dhe francezë të shumtë, të cilët bashkëpunojnë gjatë gjithë vitit me Ambasadën për të përforcuar marrëdhëniet franko-shqiptare.

PDF - 80.7 ko
Festa Kombëtare franceze - Fjalimi i Ambasadores
(PDF - 80.7 ko)

Ndryshimi i fundit: 15/07/2014

Në krye të faqes