Njoftim për shtyp – ankorimi i fregatës franceze në portin e Durrësit [fr]

Pas përfundimit të stërvitjes “Proud Manta” në kuadrin e Nato-s, fregata luftarake franceze antinëndetëse (FASM), “Jean de Vienne”, do të ankorojë në Portin e Durrësit, nga data 5 deri më 7 mars 2013. Vizita e fundit e një anije të Marinës Kombëtare Franceze në një port shqiptar është bërë në qershor të vitit 2010: bëhet fjalë për “Achéron”, anijen-bazë të zhytësve që merren me çminimet. Frégate française - JPEG

Fregata “Jean de Vienne” është një anije 4800 tonëshe me ngarkesë të plotë dhe 140 m e gjatë, në shërbim që prej vitit 1984 dhe me një ekuipazh prej 240 personash nën urdhrat e Kapitenit Pierre-Yves Grente.

Të perceptuara fillimisht për të siguruar kryesisht mbrojtjen antinëndetëse të një grupi aero-detar, fergatat e luftës antinëndetëse i kanë përforcuar kohët e fundit aftësitë e tyre vepruese në sipërfaqe.

Vendosja e sensorëve optronikë dhe e armëve të fuqishme e të përdorshme në një kohë shumë të shpejtë, i mundëson tashmë FASM-ve, jo vetëm të identifikojë më saktësi rrezikun përpara se ta trajtojë atë, me qëllim që të shmanget çdo gabim, por gjithashtu të garantohet një vetpërmbajtje sa më të madhe e mundshme para angazhimit, për të mos acaruar më tej krizën. Anije luftarake moderne dhe cilësore, FASM-ja përbën një mjet ushtarak të fuqishëm, të aftë për të ndërhyrë, e vetme ose së bashku me forca të tjera të armatosura kombëtare ose shumëkombëshe, në të gjitha zonat detare ku Franca ka vendosur të veprojë për ruajtjen ose rivendosjen e paqes.

Ndalesa e “Jean de Vienne” në Portin e Durrësit kryhet në kuadrin e forcimit të bashkëpunimit dypalësh midis forcave të armatosura shqiptare dhe atyre franceze. Ky është një rast i jashtëzakonshëm për shkëmbim eksperience dhe njohje më mirë me njeri-tjetrin, si anëtarë të të njëjtës aleancë ushtarake.

Këtë vit Shkolla Ushtarake Franceze do të presë një stazhier nga Forcat Detare Shqiptare. Shtabet e Përgjithshme të të dy vendeve po studiojnë mundësinë e pjesëmarrjes në bord të oficerëve shqiptarë në kuadrin e misionit ATALANTE të luftës kundër piraterisë.
Frégate Jeanne de Vienne - JPEG

Ndryshimi i fundit: 05/03/2013

Në krye të faqes