Festa Kombëtare Franceze [fr]

Me rastin e Festës Kombëtare Franceze, Ambasada e Francës organizon, për publikun shqiptar, shfaqjen publike dhe falas të filmit « The artist », të dielë, më 14 korrik në orën 20:30, në qytetet e mëposhtme:

-  Tiranë, tek Universiteti i Arteve, sheshi Nënë-Tereza,
-  Vlorë, përpara Pallatit të Sporteve,
-  Pogradec, tek Odeoni i qytetit.

Le défilé militaire sur les Champs-Elysées - JPEG Kanali televiziv TV5 Monde do të transmetojë drejtpërdrejt paradën ushtarake në shëtitoren e « Champs-Elysées », të dielë në mëngjes duke filluar nga ora 09:55. Parada do të komentohet nga Marie Drucker, në shoqërinë e Pierre Servent, konsulent ushtarak i kanalit France 2 dhe të përfaqësuesve të trupave të ndryshme të ushtrisë.

Shikuesit shqiptarë mund të ndjekin githashtu, të dielë në mbrëmje në orën 22:30 në TV5 Monde Europe, emisionin special "Secrets d’historie" (‘‘Sekrete të historisë’’) i drejtuar nga Stéphane Bern, i dedikuar marrjes së Bastijës në vitin 1789. Pas këtij emisioni do të ritransmetohet koncerti i propozuar nga Orkestra Kombëtare e Francës dhe Kori i Radio France, më pas fishekzjarret tradicionale që do të hidhen nga sheshi i Trocaderos.

Ndryshimi i fundit: 17/07/2013

Në krye të faqes