Panairi i « Karrierës dhe Punësimit » në Universitetin e Tiranës [fr]

Ambasadorja e Francës mori pjesë, më 21 maj, në hapjen e Panairit të « Karrierës dhe Punësimit », së bashku me Ministrin e Mirëqenies sociale dhe Rinisë, Z. Erion Veliaj, të zëvëndësministrit të Arsimit dhe Sportit, Z. Arbjan Mazniku, dhe të Rektorit të Universitetit të Tiranës, Z. Dhori Kule.

Ky Panair u mundësoi më shumë se dyzet pjesëmarrësve të prezantonin aktivitetet dhe perspektivat profesionale për studentët. Stenda e Ambasadës së Francës paraqiti aktivitetet universitare franceze, me pjesëmarrjen e Aleancës Franceze të Tiranës, të Agjencisë Universitare të Frankofonisë dhe të Campusfrance. Në fjalën e saj, Ambasadorja përmendi zhvillimin e bashkëpunimit ndëruniversitar dhe mundësitë për studime në Francë. Ajo uroi që të hapen sa më shumë kurse për gjuhën frënge për studentët.

PDF - 39.5 ko
Fjalimi i Ambasadores
(PDF - 39.5 ko)
Discours de M. Mynyr Koni, Doyen de la Faculté des Sciences
Discours de Madame Christine Moro, Ambassadeur de France
Discours de M. Erion Veliaj, Ministre du Bien-être Social et de la Jeunesse
M. Dhori Kule, Recteur de l'Université de Tirana
Salon « carrières et emploi » à l'Université de Tirana
Stand de l'Ambassade de France
Discours de M. Arbjan Mazniku, vice-ministre de l'Education
Madame l'Ambassadeur avec le Ministre du Travail et le Directeur de l'Alliance Française de Tirana au Stand de l'Ambassade de France

Ndryshimi i fundit: 22/05/2014

Në krye të faqes