Panairi i bujqësisë franko-shqiptare dhe vizita e senatorit Richard [fr]

Me rastin e Panairit të bujqësisë dhe të ushqimit, i cili u organizua më datat 25 dhe 26 prill nga CCIFA me mbështetjen e Ambasadës, Senatori Richard vizitoi Tiranën për herë të dytë në 6 muaj.

Ky Panair i bujqësisë dhe i ushqimit u organizua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri (CCIFA), për t’u dhënë një hov të ri marrëdhënieve midis Francës, Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit në këto fusha. Të pranishme në këtë Panairi ishin ndërmarrjet franceze, shqiptare, kosovare, malazeze dhe maqedonase, të cilat krijuan edhe kontakte biznesi.

Panairi u përurua në prani të Ministrit të Bujqësisë Z. Panariti, i cili vizitoi Francën në muajin Shkurt. Z. Panariti shprehu besimin e tij në efektin e nxitjes që kjo ngjarje mund të shkaktojë. Ai përshëndeti dimensionin rajonal të këtij Panairi. Nga pala franceze, përfaqësuesi i posaçëm për diplomacinë ekonomike në Ballkan, Senatori dhe ish-Ministri Alain Richard, zhvilloi me rasin me rastin e këtij Panairi vizitën e tij të dytë në Shqipëri, në një hapësirë prej gjashtë muajsh. Në fjalimin e tij, ai theksoi potencialin e rritjes së marrëdhënieve tona, në një fushë ku shkëmbimet tregtare janë në rritje, procesi i modernizimit të bujqësisë shqiptare dhe zotërimi i Francës të një ekspertize të njohur në mbarë botën.

Deputeti Pierre-Yves Le Borgn’, përfaqësues i francezëve jashtë shtetit, gjeti rastin për të bërë një tjetër vizitë në Shqipëri.

Në kuadërin e këtij Panairi, Ambasada e Francës, në bashkëpunim me Ministrinë shqiptare të Bujqësisë, me CIHEAM (Qendra për Studime të Larta në bujqësinë Mesdhetare) dhe me Universitetin Bujqësor të Tiranës, organizoi një tryezë të rrumbullakët përkushtuar udhëzimeve të mbrojtura gjeografike dhe një konferencë akademike mbi menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve.

Një marrëveshje u nënshkrua midis Universitetit Bujqësor dhe rrjetit të dyqaneve Carrefour për të pritur praktikantë. Një tjetër marrëveshje bashkëpunimi të ndërsjellë u nënshkrua midis CCIFA dhe institucionit publik UBIFRANCE.

Përveç pjesëmarrjes në aktivitetet e ndryshme të Panairit, Senatori Richard u takua me Kryetarin e Kuvendit dhe me Ministrin e Ekonomisë. Ai vizitoi gjithashtu Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Shqiptar Kursim Kredi (Unioni SHKK), një strukturë e themeluar në fillim të viteve 1990 me mbështetjen e lëvizjes së bankave popullore dhe koperative franceze dhe që vazhdon bashkëpunimin me homologët e tij francezë.

PDF - 3.4 Mo
L’album photo du Salon
(PDF - 3.4 Mo)

Ndryshimi i fundit: 06/05/2014

Në krye të faqes