Panairi i librit: dorëzimi i çmimit të përkthyesit më të mirë frëngjisht-shqip Primo Shllaku [fr]

Të dielën, 15 nëntor, me rastin e Panairit të librit 2020 në Tiranë, këshilltari për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore i ambasadës së Francës, Jérôme Spinoza, i dorëzoi çmimin për përkthimin më të mirë nga frëngjishtja në shqip, i cili jepet çdo vit nga ambasada e Francës. Urime z. Primo Shllaku, i vlerësuar nga juria e panairit për këtë përkthim në shqip të veprës “Notre-Dame de Paris” të Viktor Hygosë dhe, përtej kësaj, për karrierën e tij të shkëlqyer si përkthyes.

Z. Primo Shllaku dhe Z. Jérôme Spinoza - JPEG

Ndryshimi i fundit: 16/11/2020

Në krye të faqes