Paraqitja e librit : « Metropolet barbare » nga Guillaume Faburel [fr]

Ambasada e Francës në Shqipëri dhe Aleanca Franceze e Tiranës ju ftojnë në paraqitjen e librit « Metropolet barbare » : deuniformizimi i qyteteve, ç‘urbanizimi i tokës të Guillaume Faburel, në Universitetin « Aleksandër Moisiu » të Durrësit, më 28 janar, në orën 14:00.

" Metropolizimi sjell një ekspansion urban të pareshtur dhe një përshpejtim të fluksit dhe ritmit të jetës, deri në atë pikë sa qytetet e mëdha, gjithnjë e më tepër po përbuzen, gjë që shprehet nga një mori gjestesh të përditshme rezistence, të cilat Guillaume Faburel synon t’i shprehë në veprën e tij."

Guillaume Faburel është profesor në Universitetin Lyon 2 dhe në Institutin e Studimeve Politike të Lionit.
Ai është përgjegjës i seksionit « Studimet urbane » në UMR Triangle (Shkolla e Lartë Normale e Lionit).

Paraqitja do të bëhet në frëngjisht me përkthim të njëkohshëm në shqip.
Hyrja falas!

JPEG

Ndryshimi i fundit: 17/01/2020

Në krye të faqes