Për informacionin tuaj [fr]

- Ambasada e Francës është kompetente atëherë kur destinacioni kryesor i udhëtimit është Franca.

- Kërkuesit e vizës duhet të paraqiten personalisht pranë shërbimit të vizave të seksonit konsullor.

- Lista e dokumenteve për tu paraqitur varion sipas kategorisë së vizës së kërkuar.

- Dosja e kërkesës për vizë duhet të përmbajë të gjitha dokumentet e kërkuara dhe të renditura sipas rendit të përcaktuar në listë. Dokumentet në gjuhën shqipe duhet të përkthehen në frëngjisht dhe të noterizohen.

- Lista e dokumenteve nuk është e plotë; shërbimi i vizave mund të kërkojë edhe dokumente të tjera plotësuese.

- Nëse dosja është e plotë:

  • për trajtimin e kërkesës për vizë afatshkurtë do të nevojitet një afat prej 10 ditësh;
  • për trajtimin e kërkesës për vizë afatgjatë do të nevojitet një afat nga 2 deri në 8 javë.

  • - Pagesa e dosjes bëhet gjatë dorëzimit të kërkesës për vizë. Për këtë veprim merret një faturë (kjo pagesë nuk rimbursohet në rast refuzimi të vizës).

- Fakti që një dosje është e plotë nuk do të thotë automatikisht lëshimin e vizës. Kjo e fundit mbetet për tu parë nga autoritetet franceze.

- Viza, e vetme, nuk përbën një të drejtë për të hyrë në territor të huaj. Gjatë kalimit të kufirit, policia mund të kërkojë, përveç pasaportës me vizë, edhe dokumente të tjera mbi të ardhurat, strehimin dhe kthimin. Ajo do të kërkojë detyrimisht dokumente mbi sigurimin (e shëndetit dhe të riatdhesimit).

- Informacione të përgjithshme mbi vizat, të cilat përditësohen rregullisht dhe ju mundësojnë të njihni rregullat e lëvizjes që zbatohen për shtetësi të ndryshme në varësi të motivit dhe të kohëzgjatjes së qëndrimit, janë të disponueshme (në frëngjisht) në faqen Entrer en France të Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme. Ju mund ta konsultoni këtë faqe edhe në anglisht.

Ndryshimi i fundit: 27/05/2013

Në krye të faqes