Performanca "Happy Manif": nxënësit vallëzojnë [fr]

Më shumë se 140 nxënës të shkollave "Victor Hugo" dhe "Wilson", spektatorë dhe pjesëmarrës në të njëjtën kohë, ndoqën performancën “Happy Manif” (këmbët paralel), të kompanisë “David Rolland Chorégraphie”, të mërkurë, më 13 nëntor pranë liqenit artificial të Tiranës. Të udhëhequr nga kolona zanore që dëgjojnë në kufje, fëmijët bënë një udhëtim përmes historisë së kërcimit: nga baleti romantik tek improvizimet e kërcimit bashkëkohor, duke kaluar nga performancat e pionierëve të dancit post-modern. Ky krijim i David Rolland është një shprehje e punës së koreografëve, të cilët që prej fundit të shekullit të XIX-të e kanë parë natyrën si burim frymëzimi.

Ky spektakël është mbështetur nga Teatroskop, programe kulturor i Institutit francez, dhe është organizuar në partneritet me Aleancën Franceze të Tiranës, festivalin “ Albania Dance Meeting” dhe nga qyteti i Nantës.

Ndryshimi i fundit: 18/11/2019

Në krye të faqes