Përurimi i sallës së dytë për intervistimin e të miturve në Vlorë [fr]
Ambasadorja franceze inauguroi, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, një sallë, të financuar nga Franca, e pajisur veçanërisht për intervistimin e të miturve, të cilët janë viktima të trafikimit të qënieve njerëzore ose të abuzimeve seksuale.
Më 2 nëntor, Ambasadorja inauguroi në Vlorë, në ambientet e policisë, sallën e dytë për intervistimin e të miturve të financuar nga Franca. Salla e parë u pajis dhe u vu në funksion në vitin 2011, në kuadrin e një programi shumëvjeçar, i cili do të vijojë. Franca financon gjithashtu, bashkë me OSCE-në, formime për punonjësit e policisë të ngarkuar për të marrë në pyetje të miturit. Mbrojtja e të miturve nga shfrytëzimi i tyre nga rrjetet kriminele, është një element i rëndësishëm i bashkëpunimit franko-shqiptar, theksoi Ambasadorja. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Zv/ministri i Brendshëm, Z. Arben Ristani, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Z. Hysni Burgaj, si dhe Drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë, Z. Artan Cuku.