Peticion në mbështetje të vajzave nigeriane të rrëmbyera [fr]

Gjatë vizitës në Pogradec, Ambasadorët e Francës në Shqipëri (Znj. Moro) dhe në Maqedoni (Znj. Auer) nënshkruan një peticion në mbështetje të vajzave nigeriane të rrëmbyera nga Boko Haram, me përfaqësuesit e Shoqatës « Unë, gruaja » si dhe me gazetaren Briseida Mema.

de g. à dte : Mmes Auer, Moro, Eleni Jajcari, Afroditi Gusho de « Unë, gruaja » et Anila Qafko, de l'Alliance française de Pogradec. - JPEG

Teksti i peticionit, i cili qarkullon aktualisht në Shqipëri :

Dërgoni në shtëpitë e tyre vajzat nigeriane dhe fajtorët përpara drejtësisë

Organizata të shoqërisë civile në Shqipëri, aktivistë të të drejtave të Njeriut dhe personalitete shprehën shqetësimin e tyre për gjimnazistet nigeriane, më shumë se 200, të cilat u rrëmbyen nga milicët e Boko Haram. Është shumë e rëndësishme që secili të shprehë solidaritetin e tij për këto vajza dhe familjet e tyre, sepse kjo na përfshin të gjithëve.

Rrëmbim do të thotë të bësh ç’të duash me jetën dhe fatin e dikujt tjetër. Ky është krim. Ky është trafikim i qenieve njerëzore. Të shkosh në shkollë dhe dëshira për t’u arsimuar nuk janë krim, por një e drejtë.

Këto vajza janë motrat tona dhe ne duam që ata të kthehen pranë familjeve dhe të afërmve të tyre. Ato nuk janë për tu shitur! Ne i bëjmë thirrje autoriteteve nigeriane të bëjë gjithçka që munden dhe të bashkëpunojnë me të gjithë ata që mund t’i ndihmojnë në mënyrë që këto vajza t’u kthehen familjeve të tyre.

Rrëmbimi i qindra fëmijëve nga Boko Haram është një krim i pabesueshëm dhe ne nënshkruajmë këtë peticion për të treguar mbështetjen tonë në mënyrë që këto vajza të kthehen në shtëpitë e tyre dhe autorët e krimit të ndëshkohen rëndë.

Ndryshimi i fundit: 19/05/2014

Në krye të faqes