Pianisti Adam Laloum në Tiranë [fr]

Në kuadrin e « Tetorit francez instrumental » dhe të Festivalit « Different Tranis », pianisti francez Adam Laloum është pritur nga një « standing ovation » gjatë koncertit të tij ditën e premte, 11 Tetor në Universitetin e Arteve për programin e tij rreth veprave të Schubert dhe të Ravel në praninë e Kryeministirit, Z. Edi Rama dhe bashkëshortes së tij, dhe të Ministres të Kulturës, Znj. Mirela Kumbaro.

Ai interpretoi një trio të Schubert me Vlorent Xhafaj dhe Dorian Xhoxhin, dhe nje trio të Maurice Ravel me Klaidi Sahaçi dhe Vlorent Xhafaj.

Të nesërmen, më 12 Tetor ai dha një tjetër koncert në Tetarin e Operas duke interpretuar një kuartet të Brahms me Luca Ranieri, Olsi Leka dhe Arben Spahiu.


De g. à d. : Klaidi Sahatçi, Adam Laloum et Vlorent Xhafaj
De g. à d. : Arben Spahiu, Adam Laloum et Vlorent Xhafaj
De g. à d. : Dorian Xhoxhi, Adam Laloum, Luca Ranieri et Olsi Leka

Ndryshimi i fundit: 21/10/2013

Në krye të faqes