Pianisti Pierre Réach në Tiranë [fr]

Pianisti francez, Pierre Réach, dha të mërkurë, më 15 Janar, një recital në Universitetin e Arteve në Tiranë në kuadrin e festivalit Pianodrom gjatë të cilit interpretoi vepra të Beethoven, Schumann, Peçi dhe Messiaen. Qëndrimi i tij në Tiranë u pasu nga një masterclass ditën e enjte më 16 Janar, për studentët e pianos në Universitetin e Arteve.

Fitues i disa konkurseve ndërkombëtare: Çmimi i parë në konkursin Olivier Messiaen, medalje në konkursin Arthur Rubinstein, Çmimi i parë në konkursin Pozzoli, etj., Pierre Réach jep prej disa vitesh recitale dhe koncerte me orkestër në mbarë botën si dhe në festivale të njohur si në Evropë ashtu edhe në Amerikë dhe Azi. Ai jep mësim në CRR (Conservatoir à Rayonnement Régional) të Parisit dhe në Ecole supérieure de musique de Catalogne (Shkollën e lartë të muzikës të Katalonjës) në Barcelonë.

Ambasada e Francës i ka dhënë festivalit Pianodrom një mbështetje, e cila është konkretizuar me ardhjen e dy pianistëve: Pierre Réach si dhe Dimitri Vasilikis në Tetor 2013.

Për më tepër informacione mbi çmimet dhe programin e Pianodromit vizitoni faqen Facebook të festivalit

Ndryshimi i fundit: 21/01/2014

Në krye të faqes