Pianistja Varduhi Yeritsyan në festivalin Different Trains [fr]

Me rastin e Festivalit të muzikës klasike Different Trains, ambasada e Francës në Shqipëri fton pianisten franko-armene Varduhi Yeritsyan të japë shfaqje në Tiranë. Ajo do të luajë e shoqëruar nga violinistja japoneze Mayu Kishima e ftuar nga ambasada e Japonisë në Shqipëri, dhe nga violonçelisti shqiptar Vlorent Xhafaj. Koncerti do të shfaqet ditën e hënë, më 17 qershor në sallën e re të koncerteve “Tonin Harapi” të liceut artistik “Jordan Misja”, ora 19:00.

Në program:

Dmitri Chostakovitch : Trio n°2, Op. 67
Richard Strauss : Romance pour violoncelle et piano
Robert Schumann : Fantasiestücke, Op. 73
Ludwig van Beethoven : Trio / Op.70 n°1 ’"Fantôme"

Affiche du festival Different Trains 2019 - JPEG

Ndryshimi i fundit: 13/06/2019

Në krye të faqes