Pjesëmarrja e dy të rinjve shqiptarë në Konferencën Evropiane të Rinisë

Konferenca Evropiane e Rinisë zhvillohet nga data 24 deri më 26 janar, në kuadrin e Presidencës Franceze të Këshillit të Bashkimit Evropian. Ajo organizohet nga Ministria e Arsimit Kombëtar, Rinisë dhe Sporteve si dhe Këshilli Rinor Kombëtar në Francë (CNAJEP), me mbështetjen e Komisionit Evropian.

Kjo konferencë mbledh së bashku gjatë këtyre tre ditëve më shumë se 200 të rinj dhe përfaqësues politikë për të diskutuar mbi temat dhe shqetësimet e përbashkëta, në kuadrin e Dialogut BE-Rini. Këtë vit ajo u kushtohet sfidave të zhvillimit të qëndrueshëm dhe përfshirjes së të rinjve.

Dy të rinj shqiptarë, z. Kostian Jano dhe znj. Ania Sauku, janë ftuar nga Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor të Ballkanit Perëndimor (RYCO) për të marrë pjesë së bashku me 10 të rinj të tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të rinj nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Për shkak të situatës shëndetësore, aktiviteti do të mbahet virtualisht këtë vit dhe për këtë arsye të rinjtë marrin pjesë në konferencë on line. Seancat e hapura transmetohen drejtpërdrejt nga Parlamenti Evropian në Strasburg dhe mund të ndiqen në faqen: www.jeunes.gouv.fr/PFUE2022-CEJ

JPEG
PNG

Ndryshimi i fundit: 25/01/2022

Në krye të faqes