Politika e jashtme [fr]

Politikën e Jashtme e Francës bazohet në disa parime themelore: të drejtën e popujve për vetëvendosje, respektin për të drejtat e Njeriut dhe për parimet demokratike, respektin për Shtetin e së drejtës dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve. Në këtë kontekst, Franca është përpjekur të ruajë pavarësinë e saj kombëtare duke punuar për zhvillimin e solidaritetit rajonal dhe ndërkombëtar.

Krijimi europian

JPEG - 15.2 ko
Photo : F. de La Mure / M.A.E.
Ministère des Affaires
étrangères, quai d’Orsay (Paris)

Që prej vitit 1945, krijimi europian ndodhet në zemër të politikës së jashtme franceze. Disa arsye kryesore për këtë: për të rivendosur paqen dhe për të garantuar sigurinë e Shteteve, për të ruajtur formën demokratike të qeverisjes dhe për të krijuar një hapësirë ekonomike dhe monetare të integruar e cila mund të garantojë prosperitetin për popullin europian.

Prandaj, Gjenerali de Gaulle, Presidentët Pompidou, Giscard d’Estaing, Mitterrand dhe Shirak do të vazhdojnë të punojnë drejt realizimit dhe zhvillimit të kësaj baze europiane për ta bërë një fuqi ekonomike dhe politike të respektuar.

Në planin ekonomik, përpjekjet e Gjashtë, pastaj të Dymbëdhjetë dhe më tej të Pesëmbëdhjetë shteteve anëtare e dëshmojnë këtë: me një prodhim të brendshëm bruto prej 8 346,3 miliardë dollarë (ose 6 112 miliardë euro) në vitin 1998, BE-ja barazon tashmë bashkësinë e Amerikës së Veriut dhe e kalon Azinë.

Pra, sfida aktuale mbetet, në veçanti, pajisja e Europës me një identitet të vërtetë politik dhe monetar dhe përgatitja, në planin institucional, për zgjerimin e saj me më shumë shtete kandidate për anëtarësimin. Franca ka vepruar në këtë mënyrë përgjatë gjithë Konferencës Ndërqeveritare që përfundoi me Traktatin e Amsterdamit të nënshkruar më 2 tetor 1997; ajo ka arritur gjithashtu të përforcojë dispozitat e Komunitetit në sektorët socialë dhe të punësimit.

Që nga 1 janari 1999, euro u bë një monedhë me të drejtë të plotë për tregjet financiare, bankat dhe ndërmarrjet. Sot, si kundër partnerët e saj evropiane të zonën Euro, Franca është duke u përgatitur për vënien në qarkullimin të monedhave dhe kartëmonedhave në Euro nga 1 janari 2002, faza e katërt e realizimit të Bashkimit Ekonomik dhe Monetar (BEM).

Siguria ndërkombëtare

Përsa i përket sigurisë, vitet e Luftës së Ftohtë si dhe periudha e paqëndrueshme që pasoi u kanë besuar tërësisë së kombeve demokratike, përfshirë këtu Francën, përgjegjësi të rëndësishme. Pjesë e Traktatit të Atlantik të Veriut (NATO), Franca është gjithashtu anëtare e Bashkimit të Europës Perëndimore (WEU), e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) dhe e Eurocorps, në të cilin Franca llogarit rreth 13.000 presona.

Së fundi, si një nga pesë fuqitë bërthamore, me Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusinë dhe Kinën, Franca siguron qëndrimin dhe adoptimin e parandalimin të saj për realitetet e reja strategjike, duke pasur parasysh dimensionin evropian të mbrojtjes të saj, duke punuar drejt një ndalimi të plotë të provave bërthamore dhe duke u angazhuar në favor të kontrollit të armëve dhe të çarmatimit.

Veprimtaria në OKB

Politikën e jashtme e Francës është kryer në përputhje me qëllimet dhe parimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në fakt, këto janë në përputhje me idealet që mbështesin traditën republikane franceze. Gjithashtu, që prej 1945, Franca nuk ka rreshtur së mbështetur këtë organizatë e cila është kontribuesja financiare e katërt më e madh, me një shumë prej 68,85 milionë Euro në vitin 2001 derdhur në buxhetin e zakonshëm të Organizatës dhe me 125,55 milionë Euro të akorduara për institucionet e specializuara të sistemit të OKB-së.

Anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, Franca ka marrë pjesë drejtpërdrejt në operacione të shumta paqeruajtëse (Lindja e Mesme, Kamboxhia, ish-Jugosllavia, RD e Kongo, Etiopia, Eritrea, Sierra Leone ...).

Për vitin 2001, shuma e kontributeve franceze për operacionet paqeruajtëse duhet të arrijnë në 261,75 milionë Euro.

Franca mbështet gjithashtu veprimitarinë e ndihmës së Organizatës për zhvillim, në veçanti nëpërmjet kontributeve dhe asistencës teknike që ajo ofron për programet kryesore për luftën kundër varfërisë (UNDP), për mbrojtjen e fëmijëve (UNICEF), për luftën kundër drogës (UNDCP) apo ndihma ushqimore (WFP).

Bashkëpunimi ndërkombëtar

Franca bazon politikën e saj për bashkëpunim ndërkombëtar në dy vektorë, ndikimi dhe solidariteti.

Drejtoria e Përgjithshme për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (DGCID) siguron zbatimin e kësaj politike rreth katër fushave kryesore:

• Ndihma për zhvillim nëpërmjet bashkëpunimit

Franca synon të vazhdojë përpjekjen e solidaritetit ndaj vendet më të varfëra, dhe i kushtoi 4,42 miliardë Euro ndihmës publike për zhvillim në vitin 2000. Kjo shumë përbën 0.33% të PBB-së franceze, kundër një mesatareje prej 0,22% për vendet anëtare të Komitetit të Asistencës për Zhvillim të OECD-së.

Në kuadrin e iniciativës "Vendet e varfëra në borxhe", Franca ka marrë përsipër një përpjekje dypalëshe shtesë prej 4,7 milionë Euro për zbatimin e kontratave të reduktimit të borxhit dhe të zhvillimit.

• Nxitja e shkëmbimeve kulturore dhe përdorimi i gjuhës frënge

Franca ka 224 institucione kulturore franceze jashtë shtetit, të vendosura në 91 vende, dhe një rrjet prej 263 Aleancat Franceze.

Politika e promovimit të gjuhës frënge prek 70 milionë nxënës në 166 vende dhe mbështetet në një trupë prej 680.000 mësues. Agjencia për mësimin e gjuhës frënge jashtë vendit koordinon aktivitetet e 270 shkollave në frëngjisht në mbarë botën.

• Promovimi i bashkëpunimit shkencor dhe akademik

Franca synon të njëjtën kohë të mbështesë ndërkombëtarizimin e kërkimit francez dhe të përhapë informacionin për sistemet shkencore të vendeve partnere.

Observatori i Shkencës dhe Teknologjisë dhe 26 Qendrat franceze të kërkimit jashtë vendit janë përgjegjës për zbatimin e këtyre objektivave.

Përsa i përket bashkëpunimit akademik, Franca drejton 200 filiale të arsimit të lartë frankofon në botë, dhe i përforcon marrëdhëniet esaj veçanërisht me partnerë të tillë si Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara. Pritja e studentëve të huaj rritet: ata numërohen sot në një total prej 172 000.

• Sigurimi i pranisë së gjuhës frënge në peisazhin audiovizive në botë

Prania audiovizive franceze jashtë vendit është gjithnjë e më të fortë dhe mbështetja për operatorët kryesore të sektorit si kanali frankofon TV5 dhe Radio France Internationale (RFI) është tashmë një përparësi e qeverisë.

Franca mbështet gjithashtu shpërndarjen e kinemasë dhe dokumentarëve francezë: në 1999, të ardhurat e eksportit të filmave francezë u shtuan me 60%.

Veprimtaria humanitare

Franca i jep një vend të veçantë veprimtarisë humanitare në politikën e saj të jashtme, dhe gjithashtu tregohet po aq besnike për vlerat për të cilat ajo ka qënë frymëzuese. Ajo ka luajtur një rol thelbësor në zhvillimin e veprimtarisë humanitare dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare.

Shërbimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme koordinojnë veprimet e organeve institucionale franceze të tilla si Siguri Publike, Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore (SAMU), dhe Shërbimi i Shëndetit të Ushtrisë. Fondet e caktuara për këto programe arritën 9,3 milionë Euro në vitin 2000 dhe 2001. Nga këto, 4,12 milionë Euro janë derdhur në formën e subvencioneve për OJQ-të franceze që veprojnë jashtë vendit. Në këtë fushë, Franca mbështet gjithashtu aktivitetet e organizatave shumëpalëshe.

Në vitin 2000, 52 milionë Euro u shpenzua për programet e organizatave ndërkombëtare dhe për agjencitë e ndryshme humanitare të OKB-së: Komisioni i Lartë për Refugjatë (UNHCR), Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Programi Botëror i Ushqimit (WFP), Agjencia për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët e Palestinës (UNRWA), Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) ...

Së fundi, kontributi francez në programet e zbatuara në kuadrin europian arrin në më shumë se 100 milionë Euro. Nëpërmjet ECHO, Organizata Humanitare e Bashkimit Europian, Franca ndihmon vendet apo popujt në nevojë që vuajnë pasojat e fatkeqësive natyrore apo krizave politike.

Frankofonia

Krahas promovimit të shkëmbimeve kulturore, shkencore dhe teknike, Franca dëshiron të rrisë rëndësinë e gjuhës frënge.

Nëpërmjet Frankofonisë, ajo synon të bëjë komunitetit frankofon (131 milionë persona, ose 2.5% e popullsisë botërore) një hapësirë e vërtetë bashkëpunimi.

Që nga viti 1986, janë mbajtur tetë samite të Frankofonisë. Samiti i Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të vendeve që përdorin frëngjishten si një të përbashkët i mbajtur në Hanoi (Vietnam) në nëntor 1997 i dedikuar afirmimit politik të komunitetit frankofon me emërimin e një Sekretarit të Përgjithshëm, përfaqësuesi politik i komunitetit dhe koordinator i programeve të saj për bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe gjuhësor.

Me 51 Shtete anëtare, komuniteti frankofon u mblodh përsëri në vitin 1999 për të 8-in samit të Frankofonisë në Moncton (Kanada). Samiti i ardhshëm do të mbahet në Bejrut në tetor 2001.

Prania franceze në botë

Jashtë Francës llogariten rreth 1.774.200 shtetas francez. Ata janë të shpërndarë gjeografikisht si më poshtë:

GIF

Shumica e tyre janë banorë të përkohshëm (kohëzgjatja mesatare e qëndrimit: 4 vjet). Bëhet fjalë këtu kryesisht për kuadro dhe teknikë të kompanive franceze, zyrtarë të Shtetit apo anëtarë të organizatave humanitare.

Ndryshimi i fundit: 09/11/2011

Në krye të faqes