Pranvera e Frankofonisë 2014 [fr]

Pranvera e Frankofonisë, e cila do të festohet nga data 20 deri në 29 Mars në të gjithë vendin me mbi 100 aktivitete kulturore, do të fillojë ditën e enjte 20 Mars, Dita Ndërkombëtare e Frankofonisë, me një pritje të ofruar nga Z. Ditmir Bushati, Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, nën praninë e Ministres të Kulturës, Znj. Mirela Kumbaro, të Sh.S. Zonja Ambasadore e Francës Christine Moro, të diplomatëve të vendeve frankofone dhe të personaliteteve nga bota e arsimit dhe institucioneve shqiptare.

Një konferencë për shtyp do të mbahet ditën e mërkurë 19 Mars në Teatrin e Komedisë me pjesëmarrjen e aktorëve të evenimentit. Koncerti i hapjes do të zhvillohet në Universitetin e Arteve, të enjte 20 Mars ora 19:00, një concert me “Këngë franceze”, me pjesëmarrjen e Gérard Daguerre dhe Frédéric Longbois, të cilët kanë ardhur nga Franca enkas për këtë rast.

Ambasadat Frankofone pjesëmarrëse janë Ambasada e Austrisë, Ambasada e Belgjikës (në Sofie), Ambasada e Francës, Ambasada e Hungarisë, Ambasada e Izraelit, Ambasada e Kanadasë (në Romë), Ambasada e Kroacisë, Ambasada e Republikës Çeke, Ambasada e Rumanisë, Ambasada e Serbisë dhe Ambasada e Zvicrës.

Programin e gjeni në faqen e Internetit të Ambassadës së Francës dhe në faqën e Internetit të Aleancës Franceze në Tiranë.

PDF - 2.2 Mo
Brochure du Printemps de la Francophonie 2014
(PDF - 2.2 Mo)
JPEG - 434.5 ko
Réception au Ministère des Affaires étrangères à l’occasion de la Journée Internationale de la Francophonie
JPEG - 411.2 ko
Réception au Ministère des Affaires étrangères à l’occasion de la Journée Internationale de la Francophonie

Ndryshimi i fundit: 27/03/2014

Në krye të faqes