Pranvera e Frankofonisë 2018 – java e 1-rë [fr]

Programi i aktivitetve për javën e parë të Pranverës së Frankofonisë (nga data 1 në 3 mars).

2 mars ora 10:00 - Muzeu Historik Kombëtar - Salla Unesco

Misionet arkeologjike franko-shqiptare: midis kërkimit shkencor dhe vlerësimit turistik dhe kulturor të trashëgimisë
Konferencë / Shkencë / Ekspozitë

Ekipet franko-shqiptare të misioneve të Korçës (parahistori), Apollonisë e Durrësit (Antikitet) dhe Komanit (Mesjetë), do të paraqesin gjendjen aktuale të punimeve të tyre dhe përfshirjen e tyre në zhvillimin vendor. Një ekspozitë do të propozohet nga Muzeu Kombëtar.
Frëngjisht-shqip (përkthim simultan)
Organizuar nga: Ambasada e Francës, Instituti arkeologjik, Muzeu Historik Kombëtar
Konferencë e misioneve arkeologjike franko-shqiptare - JPEG

2 mars ora 18:00 - Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit – Kinostudio

Shfaqja e filmit “3 hommes et un couffin” nga Coline Serreau (1985 - 1h40 - Komedi), Cikli “Printemps de la cinémathèque”
Kinema

“Një shok do të lë një pako dhe do të kalojë më vonë ta marri”. Ky ishte mesazhi që Jacques i la, përpara se të largohej për në Japoni, dy bashkëpunëtorëve të tij Pierre dhe Michel me të cilët ndan një apartament luksoz. Siç ish parashikuar, pakoja mbërrin dhe për çudinë e të gjithëve, bëhet fjalë për një bebe… Lamtumirë liri dhe aventura pa një të nesërme.
Në frëngjisht me titra në shqip
Organizuar nga: Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit
Shfaqja e filmit “3 hommes et un couffin” - JPEG

2 mars ora 21:00 - Qendra Kulturore Tulla

“Tulla Vinyl Session - La touche Française”
Muzikë

Ejani të zbuloni muzikën franceze të viteve ‘60-’70 me rastin e një mbrëmjeje Vinyl në nder të këngëtarëve të mëdhenj, të cilët kanë ndërtuar themelet e këngës franceze dhe kanë frymëzuar breza të tërë artistësh dhe pasionuarish pas muzikës.
Organizuar nga: Ambasada e Francës, Qendra Kulturore Tulla
Tulla Vinyl Session - La touche Française - JPEG

3 mars ora 18:00 - DITART Cultural Center

Udhëtimi në Tiranë / Graffiti Expo / Kaldea & Dingo B
Ekspozitë - (deri më 10 mars, çdo ditë nga ora 17:00 deri në orën 20:00)

Në dhjetor të 2017-ës, Kaldea dhe Dingo B vizituan Tiranen de krijuan shumë punë në grafiti gjatë qendrimit të tyre. Kaldea Nakajima është një artise e lindur në Francë, e cila ka marrë pjesë shumë ekspozita në Paris dhe në Gjermani.
Organizuar nga: DITART Cultural Center
Udhëtim në Tiranë - Graffiti Expo - JPEG

Për më tepër informacione mbi progarimin

Ndryshimi i fundit: 01/03/2018

Në krye të faqes