Pranvera e Frankofonisë 2018 - java e 1-rë [fr]

Programi i aktiviteteve për javën e parë të Pranverës së Frankofonisë (nga data 4 në 10 mars).

JPEG - 259.6 ko
Cinéma - Conférence

Kinema / Konferencë
4 mars, ora 18:00 - Kinema Agimi

Deri ku kemi arritur me barazinë gjinore dhe objektivat e zhvillimit afatgjatë? Debati do të hapet me pjesëmarrjen e shumë folësve. Për ta ilustruar, do të shfaqen filma me metrazh të shkurtër në prani të Marc Oberon, drejtor i Festivalit Le Temps Presse.

Në frëngjisht me titra shqip, diskutim në frëngjisht-shqip (përkthim konsekutiv)
Organizuar nga : Ambasada e Francës, Festivali “Le Temps Presse”

JPEG - 223.6 ko
Forum des femmes francophones

Kinema / Konferencë
Forumi i grave frankofone
6 mars, ora 16:30 - Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Salla Europa
Ende sot, pushteti dhe autoriteti janë të lidhur me figurën mashkullore, në sferat politike, ekonomike, por edhe ato universitare. Femrat nuk janë të lëna mënjanë, megjithatë ende nuk e kanë gjetur vendin e tyre të barabartë përkrah burrave. Cilat janë pengesat e barazisë lidhur me pushtetin dhe si mund të kapërcehen ato? Filmi “Numri Një”, i autorit Tonie Marshall, do të trajtojë këtë çështje dhe do të hapë debatin me temën vendi i gruas në strukturat vendimore, në të cilin do të marrin pjesë shumë folës.

Në frëngjisht me titra anglisht, diskutim në frëngjisht - Organizuar nga : Rrjeti i grave frankofone në Shqipëri, Ambasada e Francës, Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri

JPEG - 213 ko
Affiche du film "Les grands esprits"

Kinema
Cikli « kinema e Vendeve Frankofone » - Franca
7 mars, ora 18:30 - Muzeu Historik Kombëtar - Salla Unesco
“Mendjet e ndritura”, nga Olivier Ayache-Vidal
(2017 – 1 orë 46 min – komedi dramatike)

François Foucault, rreth të dyzetave, është profesor i asociuar i letërsisë në gjimnazin Henri IV, në Paris. Një seri ngjarjesh e detyrojnë atë të pranojë një transferim njëvjeçar në një kolegj në periferi. Ai mendon më të keqen. Me të drejtë.

Në frëngjisht me titra shqip - Organizuar nga : Aleanca franceze në Tiranë, Ambasada Franceze, Instituti Francez, Muzeu Historik Kombëtar

JPEG - 145.3 ko
Concert de musique électronique

Muzikë elektronike
9 mars, ora 22:00 - Kino
Koncert i Haring

Me rastin e përvjetorit të parë të Kino-s, Haring, muzikant dhe producent franko-belg, do të ndajë me publikun shqiptar tingujt e tij tërheqës, ëndërrimtarë dhe melodikë, në një koncert muzikor elektronik, i cili do të shoqërohet nga një DJ set.

Dëgjoj : https://spoti.fi/2TcyDX9
www.haring-music.com

Organizuar nga : Aleanca franceze në Tiranë, Ambasada e Belgjikës, Kino

JPEG - 66.9 ko
Pièce de théâtre "Antigonea"

Teatër
9 mars, ora 19:00 - Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” - Salla Molière
Premiera “Antigona”, nga Jean Anouilh (Në shqip)

Vëllezërit e saj, Eteokli dhe Polikniti, vranë njëri-tjetrin gjatë luftës “Të Shtatët kundër Tebës”. Daja i tyre, Kreoni, i cili bëhet mbret i Tebës, organizon një varrim solemn për Eteoklin dhe refuzon varrosjen e trupit të vëllait të dytë. Duke iu kundërvënë urdhrit të tij, Antigona mbulon me dhé trupin e Poliknitit.

Skenografia : Andréa Brusque / Aktorë : Laura Nezha, Ervin Bejleri, Romir Zalla, Xhino Musollari, Xhulia Musagalliu, Adriana Tolka, Endri Çela, Klejdi Metaj

Ndryshimi i fundit: 28/02/2019

Në krye të faqes