Pranvera e Frankofonisë 2018 – java e 2-të [fr]

Programi i aktivitetve për javën e dytë të Pranverës së Frankofonisë (nga data 5 në 10 mars).

5 mars ora 11:00 - Përurimi i Sallës Franceze të Leximit në Bibliotekën Kombëtare
Biblioteka Kombëtare, Ndërtesa e vjetër, Rr. "George W. Bush"
Libër

Ambasada e Francës dhe Biblioteka Kombëtare janë bërë bashkë për t’i ofruar publikut një sallë leximi që i dedikohet letërsisë franceze dhe frankofone. Ju mund të zbuloni atje klasikët e mëdhenj si dhe veprat më bashkëkohore. Kjo sallë polivalente do të presë gjithashtu takime dhe debate idesh.
Organizuar nga: Biblioteka Kombëtare, Ambasada e Francës

JPEG - 80.2 ko
Përurimi i Sallës Franceze të Leximit në Bibliotekën Kombëtare

6 mars ora 9:00 - Të promovohet barazia grua-burrë nëpërmjet formimit profesional dhe sipërmarrjes
Europe House
Konferencë

Ky Forum i dytë i grave frankofone do të jetë një takim i aktorëve të ndryshëm vendas dhe të huaj, për promovimin e dialogut dhe shkëmbimeve mbi barazinë grua-burrë në Shqipëri, dhe këtë vit veçanërisht mbi formimin profesional të grave të reja shqiptare.
Frëngjisht-shqip (përkthim simultan)
Organizuar nga: Agjencia Universitare e Frankofonisë, Universiteti i Tiranës, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Franko-Shqiptare, Ambasada e Francës

JPEG - 173.4 ko
Forumi i 2-të i grave frankofone

6 mars ora 19:00 - Shfaqja e filmit “Le Doulos” nga Jean-Pierre Melville (1961 - 1:50 - policesk), Cikli “njëqindvjetori Melville”
Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi
Kinema

Maurice del nga burgu dhe pasi lan hesapet e tij, përgatit një sulm të ri, një vjedhje përkrah Silien. Por ky i fundit punon edhe për policinë… Pasi ka qenë një "Léon Morin prift" i çuditshëm, Belmondo takon Melville për një film policesk “alla amerikan” ku ai ka një rol të ndërlikuar dhe jo fort të qartë dhe ku seria e zezë kthehet në tragjedi klasike. Një kryevepër.
Në frëngjisht me titra në anglisht
Organizuar nga: Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi, Instituti Francez

JPEG - 263.8 ko
Projection du film “Le Doulos”

7 mars ora 19:00 - Shfaqja e filmit “Little England” nga Pantelis Voulgaris (2013 - 2:12 - dramë), Cikli “cinéma des Pays Francophones”
Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi
Kinema

Ngjarja zhvillohet në ishullin Andros, ku jetojnë Orsa 20 vjeç dhe motra e saj e vogël Moscha. Orsa është e dashuruar çmendurisht me Spyros Matabes, një toger, por këtë sekret ajo nuk ia ka rrëfyer askujt. Nga ana tjetër, Moscha ëndërron të largohet nga Andros dhe t’i shpëtojë fatit të grave që martohen me marinarë, zakonisht larg familjeve të tyre. Nëna e tyre, Mina, që është martuar me një kapiten, e konsideron dashurinë si një problem dhe përtej emocioneve të tyre, ajo dëshiron që vajzat e saj të kenë martesa të pasura.
Në greqisht me titra në frëngjisht.
Organizuar nga: Ambasada e Greqisë

JPEG - 500.1 ko
Shfaqja e filmit “Little England”

9 mars ora 17:00 - Forumi Ekonomik Frankofon
Konferencë

Në edicionin e këtij viti do të marrë pjesë një delegacion i përbërë nga më shumë se 50 aktorë ekonomikë francezë të rajonit të Lionit të interesuar për zhvillimin e shkëmbimeve ekonomike me ndërmarrje shqiptare dhe të rajonit të Ballkanit.
Për pjesëmarrje duhet bërë regjistrim në: Mirela Mata (mirela.mata@gmail.com/ +355 69 20 23 521)
Frëngjisht-shqip (përkthim simultan)
Organizuar nga: France Albanie Business, Ambasada e Francës

JPEG - 485.7 ko
Forumi ekonomik frankofon

9 mars ora 18:00 - Shfaqja e filmit “La mort de Mario Ricci” nga Claude Goretta (1983 - 1:40 - tragjikomedi), Cikli “Printemps de la cinémathèque”
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit - Kinostudio
Kinema

Në një fshat zvicerian, një gazetar televizioni shkon të intervistojë një specialist të urisë në botë. Vdekja e Mario Ricci, një punëtor italian, do të zgjojë mëritë prej kohësh në heshtje...
Në frëngjisht me titra në shqip
Organizuar nga: Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit

JPEG - 114.4 ko
Shfaqja e filmit “La mort de Mario Ricci” (Vdekja e Mario Ricit)

9 mars ora 21:00 – Koncerti i Charles-Baptiste
Tulla
Muzikë

Pas një turi shumë të suksesshëm në Kosovë në 2017-ën, Charles-Baptiste rikthehet në Ballkan për të ndarë me publikun shqiptar humorin e tij dhe muzikën e tij Electro-Pop “à la française”.
Organizuar nga: Aleanca Franceze e Tiranës, Qendra Kulturore Tulla

JPEG - 82.3 ko
Koncert i Charles-Baptiste

10 mars ora 14:00 – Finalja e konkursit të këngës franceze
Salla Goethe / Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
Muzikë

Takim në Teatrin Eksperimental të Tiranës për të marrë pjesë në finalen e madhe të edicionit të 3-të të konkursit të këngës franceze. Kandidatët janë përzgjedhur më parë nga Aleancat Franceze të Elbasanit, Durrësit, Korçës, Shkodrës dhe Tiranës
Më i/e miri/a do të fitojë një udhëtim në Francë.
Organizuar nga: Rrjeti i Aleancave Franceze në Shqipëri, Ambasada e Francës

JPEG - 48.1 ko
Finalja e konkursit të këngës franceze

Për më tepër informacione mbi progarimin

Ndryshimi i fundit: 02/03/2018

Në krye të faqes