Pranvera e Frankofonisë 2019 - java e 2-të [fr]

Programi i aktiviteteve për javën e dytë të Pranverës së Frankofonisë (nga data 12 në 15 mars).

« Le Mineur (Rudar) », film de Hanna Slak - JPEG
Kinema
Cikli « kinemaja e Vendeve Frankofone »
12 mars, ora 19:00 - Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi
«Minatori (Rudar)» nga Hanna Slak
(2017 – 1 orë 38 min - biografik, historik)

Alija është një emigrant boshnjak, i cili, tridhjetë vjet më parë, ka ardhur të punojë në minierat e qymyrit të Sllovenisë. Situata është e vështirë dhe papunësia bëhet kërcënim. Shefi i beson atij dhe një stazhieri të ri, eksplorimin e një miniere të braktisur, përpara se ta shesë atë. Por në këtë pus të mbyllur për një kohë shumë të gjatë, fshihet një sekret i tmerrshëm.

Në sllovenisht me titra frëngjisht - Organizuar nga: Ambasada e Sllovenisë


Forum économique : Étudiants et Entreprises - JPEG
Konferencë
Forumi ekonomik: Studentë dhe Ndërmarrje
13 mars, ora 9:00 - Europe House

Këtë vit, forumi ekonomik do të synojë të krijojë një kontakt mes studentëve dhe kompanive me qëllim prezantimin e njohurive të ndërmarrjeve anëtare të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Franko-Shqiptare, si dhe të nevojave të burimeve të tyre njerëzore, dhe gjithashtu t’u mundësojë aktorëve të frankofonisë aksesin në rrjetin ekonomik frankofon.

Frëngjisht-shqip (përkthim simultan) - Organizuar nga : Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri, Universiteti i Tiranës, AUF, Universiteti Politeknik i Tiranës


Fêtedu livre : La littérature, un pont entre la France et l'Albanie. - JPEG
Libër
Festa e librit: Letërsia, një urë lidhëse mes Francës dhe Shqipërisë
13 mars, ora 17:00 - Muzeu Historik Kombetar

Alija është një emigrant boshnjak, i cili, tridhjetë vjet më parë, ka ardhur të punojë në minierat e qymyrit të Sllovenisë. Situata është e vështirë dhe papunësia bëhet kërcënim. Shefi i beson atij dhe një stazhieri të ri, eksplorimin e një miniere të braktisur, përpara se ta shesë atë. Por në këtë pus të mbyllur për një kohë shumë të gjatë, fshihet një sekret i tmerrshëm.

Në sllovenisht me titra frëngjisht - Organizuar nga: Ambasada e Sllovenisë


« La Chute de Sparte », film de Tristan Dubois - JPEG
Kinema
Cikli « kinemaja e Vendeve Frankofone»
13 mars, ora 19:00 - Akademia e Filmit & Multimedias Marubi
« Rënia e Spartës » i Tristan Dubois
(2018 – 1 orë 33 min – dramë)

Steeve nis vitin e fundit të gjimnazit. I pasionuar pas leximit dhe i vetmuar, ai mbyllet shpesh në librat e tij për t’i shpëtuar realitetit të mërzitshëm. Por, një ditë, në orën e edukimit fizik, ai ia del të realizojë një ushtrim të vështirë dhe të tërheq vëmendjen e vajzës më të bukur të shkollës. Kjo gjë e shqetëson Giroux, bishën e ekipit të futbollit: Spartanët.

Në frëngjisht - Organizuar nga: Ambasada e Kanadasë, Delegacioni i Québec në Romë


« Ponette », film de Jacques Doillon - JPEG
Kinema
Cikli « klasikët e kinemasë franceze»
15 mars, ora 18:00 - Qendra “Ten”
« Ponette » nga Jacques Doillon
(1996 – 1 orë 37 min – komedi dramatike)

Kur nëna e saj vdes aksidentalisht, Ponette është 4 vjeçe. Nën kujdestarinë e tezes së saj, vajza e vogël nuk e pranon dot humbjen. Ajo vazhdon me ngulm t’i drejtohet nënës së saj, e bindur se ajo do të kthehet një ditë.

Në frëngjisht me titra në shqip - Organizuar nga: Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, Qendra Ten, Instituti Francez


Ndryshimi i fundit: 07/03/2019

Në krye të faqes