Pranvera e Frankofonisë 2018 - java e 3-të [fr]

Programi i aktivitetve për javën e tretë të Pranverës së Frankofonisë (nga data 12 në 18 mars).

12 mars ora 18:30 - Shfaqja e dokumentarit “Ousmane Saw, Le Soleil en face” nga Béatrice Soulé, e ndjekur nga një bashkëbisedim
COD
Kinema / Art

Filmi “Ousmane Saw, Le Soleil en face”, është një histori dashurie mes një burri dhe skulpturës së tij, midis një burri dhe një gruaje, midis një burri dhe një Njerëzimi. Béatrice Soulé nxjerr këtu në pah katër seritë e skulpturave të Ousmane Sow : Masall, Nouba, Zoulou dhe Peulh.
Pas shfaqjes së filmit do të organizohet një diskutim rreth aspekteve filmike, artistike dhe historike të dokumentarit dhe të punës së artistit të madh bashkëkohor senegalez Ousmane Saw, në prani të specialistëve shqiptarë.
Film në frëngjisht me titra në shqip, diskutim në shqip.
Organizuar nga: COD (Qendra për Hapje dhe Dialog), Ambasada e Francës, Instituti Francez

PNG - 687.6 ko
Shfaqja e dokumentarit "Ousmane Saw, Le Soleil en face"

13 mars ora 19:00 - Shfaqja e filmit “Le Cercle rouge” nga Jean-Pierre Melville (1970 - 2:30 - dramë), Cikli “njëqindvjetori Melville”
Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi
Kinema

I sapo liruar nga burgu, një hajdut thur planin e një bastisjeje në sheshi Vendôme i ndihmuar nga një gangster i arratisur dhe një ish polic i alkoolizuar. Sulmi del me sukses. Ideuesi i këtij akti, i frikësuar nga rëndësia e “trofeut”, i rekomandon atyre t’i drejtohen një eksperti. Ky i fundit nuk është askush tjetër, por vetë komisari i ngarkuar për hetimin e kësaj çështjeje.
Në frëngjisht me titra në anglisht
Organizuar nga: Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi, Instituti Francez

JPEG - 1.2 Mo
Shfaqja e filmit "Le Cercle rouge"

15 mars ora 20:00 - Çelja e ekspozitës “Franca nën optikën e Kulturës Pop”
Bar Destil
Ekspozitë

“Franca nën optikën e Kulturës Pop” është një ekspozitë, e cila propozon shumë vizione të Francës përmes artistëve të ndryshëm dhe një larmi stilesh grafike. Këtij koleksioni do t’i shtohet një përzgjedhje krijimesh nga 3 artistë francezë : Florent Bodart, Dorian Legret dhe Olivier Bourdereau. Ejani të zbuloni një koleksion prej 50 posterash, të cilët ilustrojnë Francën, si dhe na njohin me një copëz të artit dixhital francez dhe ndërkombëtar.

Wall Editions është një shtëpi botuese franceze e specializuar në botimin e posterave artistikë. Duke bërë bashkë artistë nga mbarë bota, Wall Editions dëshiron të nxjerrë në pah një brez të ri grafistës, fotografësh dhe dizajnerësh.

Organizuar nga: Ambasada e Francës, Destil, Wall Editions

16 mars ora 18:00 - Shfaqja e filmit “Notre-Dame de Paris” de Jean Delannoy (1956 - 1:56 - dramë), Cikli “Printemps de la cinémathèque”
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit - Kinostudio
Kinema

Në shekullin e XV-të, nën Francën e Luigjit të XI-të, ky i fundit autorizon një sallon vjetor me kërcimtarë e këngëtarë në hollin e Notre-Dame dhe me këtë rast alkimisti Claude Frollo takon bohemianen e bukur Esmeralda. Ai mahnitet dhe i kërkon Quasimodo-s ta rrëmbejë pa dyshuar që do të ndërhynin poeti Gringoire dhe kapiteni i harkëtarëve Phoebus, të dy njësoj të dashuruar pas Esmeraldës.
Në frëngjisht me titra në shqip
Organizuar nga: Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit

JPEG - 47.9 ko
Shfaqja e filmit "Notre-Dame de Paris"

Për më tepër informacione mbi progarimin

Ndryshimi i fundit: 09/03/2018

Në krye të faqes